Politika ka zënë hapësirën më të madhe informative në televizionet kombëtare gjatë Dhjetorit të vitit që lamë pas. Si çdo muaj, të dhënat janë përllogaritur nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA dhe reflektojnë temat e trajtuara të lajmeve në televizionet kombëtare. Siç duket në përmbledhjen e mëposhtme, pas pas Politikës, me 13.12%, vijnë temat sociale […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën e dytë me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve që prodhojnë përmbajtje apo programe audiovizive dhe të agjencive të reklamave që operojnë në treg, në këtë takim […]
Akademiku dhe gjuhëtari, Gjovalin Shkurtaj, i bashkohet nismës ndërgjegjësuese të AMA-s, “Fol shqip”
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur në një takim akademikun dhe gjuhëtarin e shquar, Gjovalin Shkurtaj. I ngacmuar nga nisma ndërgjegjësuese e AMA-s, “Fol shqip”, që synon frenimin e fenomenit të përdorimit të fjalëve të huaja të panevojshme nga gazetarët, Prof.Dr. Shkurtaj, i është bashkuar kësaj nisme me gatishmërinë për pjesëmarrje dhe me […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur në një takim, Shefen e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re. Gjatë bisedës znj. Krasniqi i ka bërë me dije znj. Re angazhimet e reja të ndërmarra, si ndryshimet e propozuara ligjore në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, që […]
Kryetarja e AMA-s, znj. Armela Krasniqi ka pritur një grup deputetësh të Komisionit për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, të kryesuar nga nënkryetarja e këtij komisioni, znj. Evis Kushi. Takimi është zhvilluar në ambjentet e AMA-s, në kuadër të funksioneve të monitorimit dhe kontrollit parlamentar për institucionet e pavarura. Znj. Krasniqi i ka njohur […]
Nisma e AMA-s për ndërgjegjësimin e punonjësve të medias për përdorimin e fjalëve shqip në vend të atyre të huaja, ka vazhduar me publikimin e gjetjeve të javës së tretë të Janarit. Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti […]
Nga 0 në 1.72% e totalit varion shpërndarja e reklamave institucionale për televizionet kombëtare gjatë muajit Dhjetor 2023. Rezultatet e monitorimit për volumin e reklamës publike në televizione, si çdo muaj, janë publikuar në faqen zyrtare të AMA-s, https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe pasqyrojnë përqindjen që zënë reklamat institucionale në volumin e përgjithshëm të reklamave në televizionet kombëtare. Për […]
Nga analiza e monitorimit mujor mbi aktivitetin dhe trendet e televizioneve kombëtare, është përllogaritur edhe koha që zënë partitë politike në edicionet informative. Nga të dhënat rezulton se, gjatë muajit Dhjetor 2023, Partia Demokratike dhe PD tjetër kanë zënë pjesën më të madhe, prej 73.96% të totalit të hapësirës televizive në edicionet informative. E treta në radhë vjen […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive ka organizuar sot, tryezën me temë, “Matja e audiencës në tregun audioviziv shqiptar dhe modalitetet për realizimin e këtij procesi”. Me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të nivelit të lartë drejtues të operatorëve që prodhojnë përmbajtje apo programe audiovizive dhe të agjencive të reklamave që operojnë në treg, në këtë takim është shtruar […]
Nisur nga fenomeni shumë i përhapur, i përdorimit të panevojshëm të fjalëve të huaja, jo vetëm në përditshmëri, por edhe në media, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka njoftuar një nismë që synon të ndihmojë në frenimin e këtij fenomeni. Gjatë javës së parë të janarit, ekipi i Drejtorisë së Monitorimit dhe Analizës ka mbikqyrur përdorimin […]