E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Forcimi i kapaciteteve, stafi i i AMA-s trajnim dy ditor me ekspertin e AGCOM-it

Në kuadër të forcimit të kapaciteteve të stafit të AMA-s, në datat 20-21 shkurt u zhvillua trajnimi dy ditor me temë “Rregullimi i  Platformave të Shpërndarjes së Videove”. Trajnimi është drejtuar nga zyrtari i lartë i rregullatorit italian, AGCOM, Z. Francesco Di Giorgi. 

Gjatë këtij trajnimi Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi, ka theksuar rëndësinë e ndërveprimit dhe shkëmbimit të eksperiencave me ato evropiane, duke u shprehur se ky trajnim ishte i nevojshëm, pasi rregullimi i Platformave të shpërndarjes së videove është një detyrë që ligji i ka ngarkuar Autoritetin për ta kryer.

“Ndërveprimi dhe shkëmbimi i ideve, eksplorimi i strategjive për një qasje efikase në mbikëqyrjen e përmbajtjeve audiovizive në epokën digjitale janë thelbësore për suksesin në punën tonë si rregullator” – ka thënë kryetarja e AMA-s

Di Giorgi, avokat ekspert i nivelit të lartë në Drejtorinë e Platformave Digjitale, prezantoi sistemin mediatik italian, ku u shqyrtuan shërbimet mediatike lineare dhe on demand. Gjithashtu, u pasqyruan rregulloret për lëshimin e autorizimeve për shërbimet audiovizive dhe ato të radios përmes satelitit dhe mjeteve të tjera të komunikimit. Eksperti citoi dhe Regjistrin e Operatorëve të Komunikacionit (ROC), si një pjesë e rëndësishme e tregut mediatik italian.

Duke shqyrtuar nenet e Aktit Mediatik të Konsoliduar (TUSMA)  për platformat e shpërndarjes së videove, ai prezantoi fushat e ndërhyrjes në platforma si: gjuha e urrejtjes, mbrojta e të miturve dhe e konsumatorëve si dhe procedurat e trajtimeve të këtyre çështjeve. Një tjetër temë që mori vëmendje ishte ndalimi i reklamave për lojërat e fatit dhe shqyrtimi i rasteve të rëndësishme ligjore të  Google, Meta dhe Spike.

Francesco Di Giorgi solli raste konkrete dhe praktikat italiane në evidentimin dhe trajtimin e rasteve të shkeljes së ligjit nga individë dhe platformave të shpërndarjes së videove.

Zyrtari i AGCOM, paraqiti dhe rregulloren për procedurat e certifikimit të organeve për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve midis ofruesve të platformave online dhe marrjes së shërbimit, si dhe rregulloren për dërgimin e ankesave.

Një tjetër aspekt i sjellë nga zyrtari i AGCOM, ishte dhe rregullorja për procedurat e certifikimit të organeve për zgjidhjen jashtëgjyqësore të mosmarrëveshjeve midis ofruesve të platformave online dhe marrjes së shërbimit, si dhe rregulloren për dërgimin e ankesave.

Perpara Pirateria, gjobë 5 milionë lekë shkelësit të ligjit në Kukës
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara