Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e sotme, datë 25 Nëntor 2019, ndër të tjera trajtoi vijimësinë e procesit të digjitalizimit në qarqet ku ende nuk ka përfunduar ky proces. Bazuar në të dhënat e monitorimeve të kryera së fundmi në terren, nga të cilat rezulton se qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë kanë […]
Të martën, më 19 nëntor 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, organizoi në Tiranë Tryezën e Dytë të Diskutimit “Rregullimi ligjor në marrëdhëniet e punës së gazetarëve në transmetimet audiovizive”. Tryeza e Parë po mbi këtë çështje është zhvilluar po nga AMA në bashkëpunim me Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik në Kuvendin […]
Finalizimi i procesit të digjitalizimit në qarqet Tiranë dhe Durrës, çon në pesë numrin e qarqeve në rang vendi, ku tashmë janë mbyllur transmetimet analoge. Me kalimin në transmetimet numerike në këto qarqe, ku është përqendruar numri më i madh i banorëve, rreth 80% e popullsisë tashmë ka akses në transmetimet digjitale. Përmes kësaj teknologjie, […]
Përfaqësues nga radiot fetare, ekspertë dhe studiues të medias, deputetë dhe drejtues të institucioneve publike, klerikë të religjioneve, u mblodhën të mërkurën paradite në Tiranë në konferencën “Radiot fetare në gjuhën shqipe”. Autoriteti i Mediave Audiovizive, në rolin e organizatorit të aktivitetit synon që përmes prezantimeve dhe diskutimeve nga të pranishmit të nxjerrë në pah […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbledhjen e tij të zhvilluar sot, më datë 30 shtator 2019, vendosi mbylljen e transmetimeve analoge në qarqet Tiranë dhe Durrës, në 01 tetor 2019, si dhe shtyrjen e afatit të kalimit në transmetimet numerike për qarkun Vlorë, deri në një datë të dytë që do të përcaktohet në […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), organizoi sot më datë 17 shtator 2019, tryezën e diskutimit, me temë “Fëmijët dhe reklamat në median audiovizive”. Ky takim zhvillohet në funksion të zbatimit të prioriteteve të AMA-s por edhe të rekomandimeve të Kuvendit të Shqipërisë për vitin 2019. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin deputetë, përfaqësues të grupit […]
Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në vijim të shqyrtimit të ankesave të mbërritura pranë Autoritetit në lidhje me mungesën e sinjalit të televizionit kombëtar “Klan” dhe televizionit “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb”, ka ndjekur procedurat përkatëse administrative, në cilësinë e autoritetit rregullator të shërbimeve audiovizive, në mbrojtje të interesit publik. AMA ka kërkuar zyrtarisht […]
Bordi drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive u mblodh sot, me datë 29.08.2019 dhe trajtoi si një ndër çështjet kryesore ecurinë e procesit të Digjitalizimit në qarqet Tiranë, Durrës, Vlorë. Në kuadër të vlerësimit dhe analizimit të situatës në lidhje me informimin e qytetarëve për procesin e digjitalizimit si dhe pajisjen e tyre me dekodera, […]
Njoftim Fituesi
Autoriteti i Mediave Audiovizive gjatë tre ditëve të fundit ka marrë një numër të konsiderueshëm ankesash nga qytetarët në lidhje me mungesën e sinjalit të Televizionit Kombëtar “Klan” dhe “Klan Plus” në platformën satelitore “Digitalb” dhe në dy nga platformat IPTV që ritransmetojnë paketën televizive “Digitalb”. Në këto kushte, Këshilli i Ankesave pranë AMA-s ka […]