Monitorimi për muajin korrik, koha televizive për partitë politike, institucionet dhe aktorët sinkron

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve audiovizive për muajin korrik 2026 paraqesin kohën që televizionet kombëtare u kanë kushtuar partive politike, praninë e institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, si dhe përfaqësimin e aktorëve politikë në transmetimet sinkron.

Sa u përket partive politike, Partia Demokratike e Shqipërisë (PDSH) zë përqindjen më të lartë të kohës televizive, me 65.01%. Ajo pasohet nga Partia Socialiste (PS), me 33.31%, ndërsa Partia “Mundësia” renditet e treta, me 0.84%.

Në monitorimin e pranisë së institucioneve shtetërore në subjektet audiovizive, Kryeministria renditet e para me 42.97%. Qeveria zë 33.56% të kohës së monitoruar, ndërsa Parlamenti renditet i treti me 22.06%.

Në të dhënat për aktorët sinkron, Edi Rama renditet i pari me 31.62%, i ndjekur nga Sali Berisha me 22.28%. Taulant Balla renditet i treti, me 5.16%.

Të dhëna të tjera që dalin nga monitorimi i përmbajtjeve, përfshirë temat e lajmeve dhe reklamat institucionale, publikohen të plota në faqen zyrtare të Autoritetit të Mediave Audiovizive.

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Përgjegjës në Sektorin TIK, Drejtoria e Planifikimit të Frekuencave dhe TIK

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL