Krasniqi takon David Colon, diskutohen sfidat e informacionit në epokën digjitale

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, zhvilloi një takim me Z. David Colon, ekspert në fushën e informacionit dhe komunikimit, ku u diskutua mbi sfidat që po shoqërojnë mjedisin informativ në epokën digjitale.

Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në mënyrën se si rrjetet sociale po transformojnë qarkullimin e informacionit, ndikimin e manipulimit të koordinuar të informacionit dhe rëndësinë e edukimit mediatik në forcimin e aftësive të qytetarëve për t’u orientuar në një mjedis informativ gjithnjë e më kompleks.

Znj. Krasniqi dhe Z. Colon shkëmbyen mendime mbi praktikat europiane dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen institucionet, mediat dhe shoqëritë demokratike në kushtet e zhvillimeve të shpejta teknologjike.

Në një kohë kur sfidat e informacionit tejkalojnë kufijtë kombëtarë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare mbetet thelbësor për forcimin e demokracive dhe mbrojtjen e hapësirës publike nga format e reja të manipulimit dhe ndikimit.

Takimi u vlerësua si një mundësi e vlefshme për të diskutuar tendencat aktuale dhe sfidat e së ardhmes që po formësojnë mjedisin informativ europian.

Perpara AMA dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, bashkëpunim për promovimin e barazisë dhe luftën kundër diskriminimit

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara