Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, zhvilloi një takim me Z. David Colon, ekspert në fushën e informacionit dhe komunikimit, ku u diskutua mbi sfidat që po shoqërojnë mjedisin informativ në epokën digjitale.
Gjatë takimit, bashkëbisedimi u përqendrua në mënyrën se si rrjetet sociale po transformojnë qarkullimin e informacionit, ndikimin e manipulimit të koordinuar të informacionit dhe rëndësinë e edukimit mediatik në forcimin e aftësive të qytetarëve për t’u orientuar në një mjedis informativ gjithnjë e më kompleks.
Znj. Krasniqi dhe Z. Colon shkëmbyen mendime mbi praktikat europiane dhe sfidat e përbashkëta me të cilat përballen institucionet, mediat dhe shoqëritë demokratike në kushtet e zhvillimeve të shpejta teknologjike.
Në një kohë kur sfidat e informacionit tejkalojnë kufijtë kombëtarë, shkëmbimi i përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare mbetet thelbësor për forcimin e demokracive dhe mbrojtjen e hapësirës publike nga format e reja të manipulimit dhe ndikimit.
Takimi u vlerësua si një mundësi e vlefshme për të diskutuar tendencat aktuale dhe sfidat e së ardhmes që po formësojnë mjedisin informativ europian.










