AMA dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi, bashkëpunim për promovimin e barazisë dhe luftën kundër diskriminimit

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj. Armela Krasniqi, zhvilloi një takim me Komisioneren për Mbrojtjen nga Diskriminimi, znj. Genta Tafa Bungo, ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional për promovimin e barazisë, respektimin e të drejtave të njeriut dhe luftën kundër çdo forme diskriminimi në median audio dhe audiovizive.

Gjatë takimit u vlerësua roli i rëndësishëm i mediave në formësimin e opinionit publik dhe nevoja për garantimin e një komunikimi mediatik të përgjegjshëm, që respekton dinjitetin njerëzor dhe promovon diversitetin, përfshirjen dhe tolerancën.

Znj. Krasniqi theksoi angazhimin e AMA-s për monitorimin dhe nxitjen e respektimit të standardeve profesionale dhe etike në përmbajtjet audiovizive, duke vënë në dukje rëndësinë e krijimit të një mjedisi mediatik që kontribuon në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore të çdo individi.

Në përfundim të takimit, znj. Krasniqi dhe znj. Bungo shprehën gatishmërinë për të zgjeruar bashkëpunimin ndërmjet institucioneve që drejtojnë, përmes aktiviteteve të përbashkëta ndërgjegjësuese, programeve të edukimit mediatik dhe nismave që kontribuojnë në ndërtimin e një mjedisi mediatik më gjithëpërfshirës, të drejtë dhe respektues ndaj diversitetit, barazisë dhe të drejtave të njeriut

Perpara Krasniqi: Pavarësia e AMA-s matet me indikatorë dhe jo me perceptime. Gjykatat kanë konfirmuar ligjshmërinë e vendimeve tona

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara