Volumi i reklamës institucionale, në raport me atë të reklamave në tërësi, në televizionet kombëtare, është një nga komponentët e monitorimeve mujore që kryhen nga AMA.
Monitorimi i reklamave institucionale në televizionet kombëtare bëhet çdo muaj dhe rezultatet e monitorimit për muajin nëntor janë si vijon: Top Chanel 0.04%, Klan TV, 0.02%, Vizion Plus, 0.00% dhe RTSH1 1.76%.
Të dhëna të tjera që dalin nga monitorimi i përmbajtjeve, si koha për partitë politike, aktorët sinkron apo temat e lajmit, i gjeni të plota në faqen zyrtare të AMA-s https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/