E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s takim konsultues me drejtues të lartë të OMSHA-ve, për projektligjin, “Për lirimin e frekuencave të Digital Divident Dy”

Sot në ambientet e Autoritetit të Mediave Audiovizive, u zhvillua një takim me drejtues të lartë të OMSHA-ve, për konsultimin e Projektligjit, “Për lirimin e frekuencave të Digital Divident Dy (DD2). Kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasnini ka ftuar operatorët që preken nga procesi i lirimit të brezit 700 MHz, që bëhet me qëllim, harmonizimin e përdorimit të spektrit në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian dhe rekomandimet e Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikimeve (ITU). 

Bazuar në këto detyrime, aktualisht Shqipëria përgatitet që nëpërmjet ndryshimit të brezit të frekuencave për Operatorët e Shërbimeve Mediatike Audiovizive, të cilët do të kalojnë në transmetim në frekuenca më të ulëta, t’i hapë rrugë shërbimeve të telekomunikimit, siç e diktojnë kushtet e reja teknologjike.

Sot me drejtuesit e OSHMA-ve u diskutuan kushtet e këtij kalimi, të parashikuar në projektligjin e hedhur për konsultim publik.

Ndërkohë Plani Kombëtar i Frekuencave, i miratuar nga Qeveria në Dhjetor 2024, parashikon që lirimi të përfundojë deri në fund të vitin 2025 dhe procesi kërkon përcaktimin e një skeme kompensimi për operatorët, të cilët duhet të zhvendosen nën brezin 700 MHz, pasi do të ketë ndryshime në rrjetin kombëtar, transmetues, ndryshim zonash mbulimi etj., që përkthehen në investime të reja për operatorët kombëtarë.

Perpara Kryetarja e AMA-s merr pjesë në mbledhjen e parë të Komitetit të Monitorimit të Instrumentit RGF
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara