Monitorimi i përmbajtjeve, në muajin gusht mbizotëruan lajmet sociale

Muaji Gusht ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në Autoritetin e Mediave Audiovizive, pas sociales me 22.15%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 16.28%, të ndjekura nga ato të kronikës së zezë me 10.34%

Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.

Perpara Koha për partitë politike në edicionet informative gjatë muajit Gusht

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara

Mirembahet nga INSTANT.AL