E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Konsultimet për ndryshime në rregulloren e AMA-s, Znj. Krasniqi takon përfaqësuesit ligjorë të Digicom, Digitalb, Vodafone, ONE Albania dhe Tring

Vijojnë konsultimet me operatorët e autorizuar nga AMA, për ndryshimet që propozohen në rregulloren, “Për kriteret dhe procedurat e dhënies së autorizimeve”.
 
Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, diskutoi me përfaqësuesit ligjorë të Digicom, Digitalb, Vodafone, ONE Albania dhe Tring, për ndryshimet e propozuara, që parashikojnë kritere të reja lidhur me marrjen e autorizimit.
 
Në propozimin për ndryshimet në rregullore, janë shtuar masa të reja përforcuese ligjore, në mënyrë që subjektet të ofrojnë shërbimin për të cilin janë të autorizuar, por edhe masa lehtësuese sa i takon dokumentacionit që kërkohet nga OSHMA-të në kërkesën e tyre për autorizim apo rinovim autorizimi.
 
Kryetarja e AMA-s u tha të pranishmëve se përmes këtyre ndryshimeve synohet dhënia fund e manipulimit të shpërndarjes së sinjalit tokësor, për qëllime që bien ndesh me licencimin dhe të drejtat e transmetimit.
 
“Njëkohësisht nuk do të reshtim së luftuari çdo lloj paligjshmërie që cenon konkurrencën dhe mbajtësit e të drejtave”- theksoi Znj. Krasniqi.
 
Deri më tani turi i konsultimeve është shtrirë në Qarqet e Dibrës, Kukësit, Lezhës, Elbasanit, Durrësit e Tiranës dhe do të vijojë edhe në qarqe te tjera të vendit.
Perpara Lufta kundër piraterisë, gjobitet me 5 milionë lekë operatori i paligjshëm në Golem
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara