Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Znj. Armela Krasniqi, priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të TIAK, një kompani jofitimprurëse, që mat shikueshmërinë në Turqi dhe jo vetëm.
Gjatë bisedës interes i veçantë është treguar mbi një instrument të domosdoshëm në ditët e sotme si Matja Shumëekranëshe (telefon, tablet, televizion etj), për të njëjtin produkt audioviziv.
Znj. Armela Krasniqi u shpreh se sa i takon procesit të Matjes së Shikueshmërisë në Shqipëri, AMA ka vetëm rol nxitës. Aktualisht procesi ka nisur dhe është krijuar Komiteti i Përbashkët i Industrisë. “Çdo hap në këtë drejtim do të shoqërohet edhe me ndryshimet e ligjit në harmonizim të plotë me Aktin Europian për Lirinë e Medias/EMFA”, ka thënë Krasniqi.