E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkeljet ligjore nga OSHMA-të: 27 gjoba, gjatë 7 muajve të 2024

Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë 7 muajve të parë të vitit 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 27 gjoba për subjekte të ndryshme OSHMA.
 
Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, janë konstatuar transmetime që nxisin dhunën ose vepra penale; transmetime që cenojnë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut; transmetime të përmbajtjeve të dëmshme për fëmijët, transmetime të paligjshme në internet; shkelje e standardeve për transmetimin e pamjeve të rënda mbi ngjarje kriminale etj, të cilat janë ndëshkuar sipas përcaktimeve ligjore. Gjithashtu, gjatë këtyre shtatë muajve, ekipet e punës në AMA janë përballur edhe me OSHMA që nuk kanë vetëdeklaruar pasqyrat financiare në AMA, apo që nuk përmbushin detyrime të tjera ligjore, siç është deklarimi i strukturës së pronësisë, për të cilat gjithashtu janë marrë masa të ndëshkimit me gjobë.
 
Për këto shkelje, 7 mujori i 2024 është mbyllur me 27 gjoba për OSHMA të ndryshme që operojnë në treg.
 
 Mbikqyrja dhe rregullimi i mëtejshëm tregut mediatik audio dhe audioviziv, zbatimi i ligjit dhe ndëshkimi i shkelësve është një nga objektivat e punës së AMA-s, me qëllim sigurimin e një tregu profesional audioviziv në Shqipëri.
Perpara Përmbajtjet e rreme të prodhuara nga Inteligjenca Artificiale. Si t’i dallojmë?
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara