Vijon bashkëpunimi me qytetarët dhe TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme nga kjo platformë.
Kemi shqyrtuar dhe marrë masat deri tani për:
- 710 ankesa te ardhura në AMA
- 280 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 275 video/audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me platformën TikTok, janë shënuar:
- 1294 video të raportuara për pirateri nga të cilat 1265 janë hequr nga platforma
- 171 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara
- 29 në proces
Çdo ankesë e ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.