E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparencë AMA-Platforma X, identifikohen 22 përmbajtje në shkelje të ligjit

41 përmbajtje janë administruar nga ekipi i shqyrtimit të ankesave të publikut për përmbajtje të dëmshme të publikuara në Platformën X.

Nga këto, 22 përmbajtje janë identifikuar në shkelje të ligjit dhe janë raportuar në kanalin e dedikuar për AMA-n në këtë platformë.

8 rastet e pranuara me vendimmarrje të Platformës X përmbanin këto shkelje;

1 përmbajtje për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike

4 përmbajtje për nxitje dhune dhe urrejtje

3 video për ekspozimin e fëmijëve ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës

Po kështu është limituar shikueshmëria për 5 përmbajtje për shkeljet; 

2 përmbajtje për gjuhë që tejkalon standardet morale dhe etike

3 përmbajtje për nxitje dhune dhe urrejtje

Çdo ankesë e ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore.

Të gjithë qytetarët që evidentojnë përmbajtje të cilat ata i gjykojnë të dëmshme të publikuara në Platformën X, mund ti denoncojnë në faqen zyrtare të AMA-s, www.ama.gov.al

Perpara Sesioni plenar i Konventës Kombëtare për Integrimin Europian, Krasniqi: Sfida jonë, krijimi i një tregu audioviziv i standardeve europiane
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara