E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA-TikTok: Pas rihapjes së platformës hiqen 9 materiale me përmbajtje të dëmshme dhe 478 foto/video për pirateri

Hapja e platformës TikTok ka rilidhur edhe bashkëpunimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive me këtë platformë, në funksion të trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe heqjes së përmbajtjeve që bien ndesh me dispozitat ligjore.

Nga momenti i hapjes së TikTok deri më sot, AMA ka shqyrtuar 73 ankesa të ardhura, nga të cilat 25 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 9 materiale audio/video janë hequr nga platforma, ndërsa 16 të tjera vijojnë të jenë në proces shqyrtimi.

Nga 9 përmbajtjet e hequra, 3 video kanë pasur përmbajtje që ekspozon fëmijët ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, ndërsa 6 video të tjera kanë përmbajtje që nxit dhunë dhe urrejtje.

Në drejtim të piraterisë, gjatë kësaj periudhe janë raportuar 221 foto dhe 257 video, ndërsa 478 materiale foto/video janë hequr nga platforma.

Çdo ankesë e ardhur është shqyrtuar me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore, në funksion të mbrojtjes së publikut dhe garantimit të një mjedisi më të sigurt digjital.

 

Perpara AMA dhe CRCA forcojnë partneritetin për sigurinë e fëmijëve dhe adoleshentëve në mjedisin digjital
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara