Vazhdon bashkëpunimi me qytetarët dhe platformën TikTok për denoncimin dhe bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme në këtë platformë.
Kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi tha se: Inkurajoj qytetarët të raportojnë çdo përmbajtje që ata e gjykojnë të dëmshme. Çdo ankesë do të shqyrtohen me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore”, ndërsa bëri bilancin e radhës.
Deri tani janë shqyrtuar dhe marrë masat deri për 486 ankesa te ardhura në AMA ndërsa
154 janë vlerësuar në shkelje të ligjit.
Nga këto, 149 video/audio janë hequr nga platforma dhe 5 të tjera janë në shqyrtim
“Vazhdojmë luftën kundër rasteve të piraterisë, të ndeshura në TikTok. Nga fillimi i bashkëpunimit me platformën, janë shënuar: 986 video të raportuara për pirateri nga të cilat 986 janë hequr nga platforma 131 profile të mbyllura pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuara, 0 në proces”-theksoi Krasniqi.

