Autoriteti i Mediave Audiovizve, AMA, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ka realizuar së fundmi monitorime të përmbajtjeve të transmertuara nga televizionet me fokus filmat artistikë.
Pas identifikimit të rasteve konkrete, ku nga subjektet nuk janë respektuar të drejtat e transmetimit për disa prej filmave, AMA ka marrë masa administrative, si dhe ka tërhequr vëmendjen për to.
AMA edhe në vijim do të monitorojë programet e të gjithë televizioneve dhe platformave digjitale në lidhje me të drejtën e transmetimit për filmat dhe për rastet potenciale të shkeljeve do të ndërmarrë masa administrative, sipas legjislacionit në fuqi.
AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE
Login
0 Comments
Oldest