E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Respektimi i kërkesave të Kodit Zgjedhor në pasqyrimin e fushatës zgjedhore

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në cilësinë e autoritetit rregullator që ushtron aktivitet sipas ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë” të ndryshuar, referuar ndryshimeve në ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar”, është ngarkuar me monitorimin e mbulimit të fushatës zgjedhore në mediat audiovizive.

Siç jua kemi bërë me dije dhe përmes shkresës zyrtare që ju kemi nisur, në nenin 85, pikat 1 dhe 5 të Kodit Zgjedhor parashikohet se: “Monitorimi i fushatës zgjedhore në mediat audiovizive kryhet nga enti rregullator që rregullon dhe mbikëqyr fushën e shërbimeve të transmetimeve audio dhe audiovizive.” si dhe “Radiot dhe televizionet publike dhe private janë të detyruara të regjistrojnë të gjitha transmetimet e tyre përgjatë gjithë periudhës së fushatës zgjedhore. Këto regjistrime ruhen deri në mbarimin e dhjetë muajve nga data e zgjedhjeve dhe vihen, me kërkesë të KQZ-së, menjëherë në dispozicion të saj.”

Sjellim në vëmendjen tuaj se në nenet 77 – 85 të Kodit Zgjedhor, parashikohen rregullat që duhet të respektohen nga operatori publik, RTSH dhe operatorët privatë, gjatë periudhës së fushatës zgjedhore, minutazhi në dispozicion të secilës parti politike, kushtet për transmetimin e reklamave politike, etikën profesionale të pasqyrimit të lajmit nga subjektet heshtja zgjedhore, publikimi i rezultateve të sondazheve zgjedhore, etj.

Për sa më sipër, kërkojmë nga ana juaj, respektimin e dispozitave të Kodit Zgjedhor gjatë mbulimit të fushatës zgjedhore, për zgjedhjet për Kuvend, të datës 25 prill 2021. Informojmë se shkelja e kërkesave të Kodit Zgjedhor, ndëshkohet me masa administrative nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Për çdo informacion plotësues dhe sqarues ju lutem shkruani në adresën zgjedhje2021@ama.gov.al

Ju falënderojmë për bashkëpunimin!

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 23.03.2021

Perpara Shkëmbimi i eksperiencave në mbulimin e fushatave zgjedhore mes AMA-s dhe KPM-së një hapësirë e re bashkëpunimi mes dy rregullatorëve

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara