E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkëmbimi i eksperiencave në mbulimin e fushatave zgjedhore mes AMA-s dhe KPM-së një hapësirë e re bashkëpunimi mes dy rregullatorëve

Një delegacion nga Komisioni i Pavarur i Medias së Kosovës, KPM, ishte sot për vizitë zyrtare në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive, AMA.

Procesi i monitorimit të mënyrës se si subjektet audio dhe audiovizive mbulojnë fushatën elektorale ishte tema kryesore e bisedimeve mes kryetarit të AMA-s, z. Gentian Sala dhe homologut të tij të KPM-së, z. Xhevat Latifi, si dhe përfaqësuesve të delegacioneve nga dy rregullatorët audiovizivë.

Kuadri ligjor dhe nënligjor për zgjedhjet në Shqipëri dhe Kosovë, infrastruktura teknologjike e monitorimit si dhe angazhimet e operatorëve të licencuar, ishin problemet kryesore që u trajtuan.

Fakti që zgjedhjet në Republikën e Kosovës sapo janë zhvilluar, si dhe në Shqipëri pritet të zhvillohen së shpejti, kanë motivuar AMA-n dhe KPM që të jenë në akord për shkëmbimin e përvojave më të mira të fazave të ndryshme të procesit të monitorimit. Puna e përbashkët do të fokusohet jo vetëm te përshtatja ligjore, por dhe tek aplikimet efektive për vlerësimin në kohë të shkurtër të përmbajtjeve të transmetuara gjatë fushatës zgjedhore.

Dy delegacionet janë ndalur dhe tek procesi i digjitalizimit të transmetimeve audiovizive, një aspekt që prej kohësh është në agjendën bashkëpunuese mes AMA-s dhe KPM-së. Gjithashtu dy delegacionet ndanë mendime mbi dinamikën e tregut audioviziv në Shqipëri dhe në Kosovë, me fokus të veçantë nxitjen e shtimit të transmetimeve pa pagesë për ndjekësit e kanaleve televizive.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Tiranë, më 18.03.2021

Perpara Zbatimi i kërkesave dhe standardeve ligjore për publicitetin e barnave

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara