E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Të drejtat e transmetimit: Gjatë vitit 2023 janë kryer më shumë së 1.200 orë monitorimi për filma artistikë dhe aktivitete sportive

Një ndër detyrat funksionale të AMA-s është verifikimi i respektimit të kushteve të licencës dhe/ose autorizimit nga subjektet që ushtrojnë veprimtari audio dhe/ose audiovizive në Republikën e Shqipërisë. Mbështetur në nenin 78 të ligjit nr. 97/2013, AMA ka të drejtë të ushtrojë kontroll të veprimtarisë programore, financiare, teknike dhe organizative të mbajtësit të një licence dhe/ose autorizimi.

Në këtë kuadër, gjatë vitit 2023, ekipet e mbikqyrjes në AMA kanë kryer 1.210 orë monitorime për të drejtat e transmetimit për filmat artistikë dhe aktivitetet sportive.

Respektimi i të drejtave të transmetimit dhe lufta kundër piraterisë ka qenë dhe mbetet një prioritet i punës në AMA.

Perpara Monitorimi i Përmbajtjeve në Shkurt: Politika dhe temat sociale, më të trajtuarat në edicionet informative të televizioneve kombëtare
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara