E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Organizohet forumi i parë i diskutimit për ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Sot, në datën 17 dhjetor 2018, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan forumin e parë të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Këto projektligje synojnë krijimin e një kornize ligjore për rregullimin e përmbajtjes së informacionit që ofrohet online nga ofruesit e shërbimeve të publikimeve elektronike, me qëllim garantimin e së drejtës së informimit, të drejtës së përgjigjes si dhe mbrojtjen e dinjitetit dhe të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Duke qenë se mediat online po zënë vend gjithnjë edhe më shumë në hapësirën mediatike shqiptare ka lindur e udhës që veprimtaria e tyre të rregullohet edhe nga ana ligjore.

Në takim ishin të ftuar përfaqësues të mediave elektronike, eskpertë dhe juristë nga Ministria e Drejtësisë, Këshilli i Ministrave si dhe institucioneve të tjera publike, përfaqësues të organizmave ndërkombëtare si dhe të shoqatave që në fokus të punës së tyre kanë median.

Gazetarët dhe përfaqësuesit e mediave të pranishme, në tërësi u shprehën skeptikë për amendimet e propozuara. Mendimet e tyre u ndanë në tre shtylla kryesore: e para i shihte ndryshimet tërësisht antikushtetuese dhe në shkelje flagrante të lirise së medias; e dyta që kishte mendimin se ligji ishte me vend të amendohej në disa pika por kjo nuk duhet të cënojë lirinë e shprehjes por vetëm të merrte masa ndaj fenomenit fake news dhe e fundit, që i konsideron amendimet jo efektive, pasi abuzuesit do të përdorin teknologji të reja, apo rrjetet sociale për t’u shprehur.

Në ditet në vijim, AMA do të përgatisë nje material me të gjitha çështjet e ngritura gjatë takimit sot, i cili do t’i përcillet të gjithë pjesëmarrësve si dhe do të bëj publik kalendarin e takimeve të radhës për diskutimet në lidhje me projektligjet.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive                                        

17.12.2018

Perpara Përmirësimi i raportimit gjatë fushatës për zgjedhjet vendore
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara