E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

NJOFTIM PËR MEDIAN

Nga procesi i monitorimit sistematik të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apo dhe nga shqyrtimi i ankesave që kanë mbëritur në institucion, AMA ka identifikuar së fundmi dhe raste të shkeljeve etike në programe. Çdo rast është shqyrtuar në referencë me kërkesat e ligjit dhe të Kodit të Transmetimit dhe AMA ka qenë në komunikim me OSHMA-të për problematikat e vërejtuara.

Për Autoritetin liria e veprimtarisë audiovizive dhe hartimi i katalogëve të larmishëm programorë, nuk ka lidhje me përmbajtje të papërshtatshme, që cënojnë dhe dinjitetin e pjesmarrësve në emisione si dhe të ndjekësve.

Në ligjin nr. 97/2013, nenin 33, ku flitet për detyrimet e OSHMA-ve, mes të tjerave dhe që duhet “të mos cenojë dinjitetin dhe të drejtat themelore të njeriut”, apo “të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik…”.

Gjithashtu në Kodin e Transmetimit është përcaktuar se: “transmetimet audovizive respektojnë personalitetin, dinjitetin dhe të drejtat e liritë e tjera themelore të njeriut”, (pika 1.3) dhe “veprimtaria e transmetimeve audiovizive respekton normat morale dhe etike të shoqërisë, si dhe kërkesat e deontologjisë së profesionit të gazetarit”, (pika 1.6).

AMA do të vijojë monitorimin, si dhe do të shqyrtojë çdo ankesë mbi përmbajtjet që nuk respektojnë kërkesat ligjore në fuqi, duke mbetur në komunikim me OSHMA, për të ndjekur çdo rast të identifikuar.

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Perpara PRESS RELEASE, Broadcasting code compliance

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara