E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Njoftim për hapjen e procedurave për pranim e kandidaturave për Këshillin e Ankesave

Njoftim për hapjen e procedurave për pranim e kandidaturave për Këshillin e Ankesave

Në zbatim të nenit 20 të ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, vendimit të AMA-s nr. 30 datë 16.04.2015, vendimit nr. 35/2015 “Për disa ndryshime në strukturën, organikën dhe kategorizimin e pozicioneve të punës të Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), AMA publikoi në faqen zyrtare të saj shpalljen për plotësimin e vendeve vakante të Këshillit të Ankesave, përkatësisht pozicioni i Kryetarit dhe dy anëtarëve.

Ditën e mërkurë, datë 9 Dhjetor 2015, Bordi Drejtues i Autoritetit të Mediave Audiovizive, me praninë e kryetarit, z. Gentian Sala, zv/kryetarit, z. Sami Nezaj, si dhe anëtarëve, zj. Suela Musta, z. Zylyftar Bregu, z. Gledis Gjipali dhe z. Piro Misha, miratoi kandidaturën për emërimin e njërit prej anëtarëve që do të përbëjnë Këshillin e Ankesave.

Autoriteti i Mediave Audiovizive njofton se hap serish procedurën për plotësimin e dy vendeve vakante, përkatësisht të Kryetarit dhe të Anëtarit të Këshillit të Ankesave. Pranimi i kandidaturave së bashku me dokumentacionin shoqërues do të bëhet deri më datë 10 Janar 2016.

Në linkun e mëposhtëm gjeni shpalljen e publikuar për këto pozicione në AMA http://ama.gov.al/ama/punesime/

Tiranë, më 10 Dhjetor 2015

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara PASQYRA E SANKSIONEVE GJOBË PËR VITIN 2015

Leave Your Comment

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2021 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara