E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Monitorimi i zgjedhjeve, kryetarja e AMA-s merr pjesë në takimin e organizuar nga OSBE/ODIHR

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi mori pjesë në takimin e organizuar nga OSBE/ODIHR, në Bukuresht, ku u diskutua mbi zgjedhjet e vitit të kaluar në Rumani, problematikat e ndeshura dhe mësimet që dalin prej tyre.
Organizuar nga ODIHR në partneritet me ekspertët e Forumit të Ekspertëve, ky seminar është pjesë e projektit të OSBE/ODIHR për mbështetjen e reformës zgjedhore në Ballkanin Perëndimor.
Me pjesëmarrjen e ekspertëve të zgjedhjeve, drejtues të rregullatorëve të Malit të Zi, Kosovës, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, shoqatat e gazetarëve dhe përfaqësues të shoqërisë civile nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, në këtë takim 2-ditor, temat kryesore ishin:
Dezinformimi si fenomen në mediat sociale;
Ndërhyrjet e huaja dhe të brendshme;
Eksplorimi i mbikëqyrjes së fushatave elektorale/ reklamave në Paltformat e Shpërndarjes së Videove online dhe financimit të tyre.
Nga viti 2021, AMA kryen procesin e monitorimit të zgjedhjeve, bazuar në Metodologjinë e hartuar nga KQZ. Gjetjet e këtij monitorimi, të identifikuara në edicionet informative, emisionet debatuese/forume, reklamat politike, mbulimet e drejtpërdrejta të aktiviteteve elektorale etj, i raporton në KQZ.
Vlen të theksohet se që prej vitit 2021, nuk ka asnjë ankesë të mbërritur në AMA, për sa i përket procesit të monitorimit të zgjedhjeve.  
 
Perpara Disa këshilla se si duhet të silleni me fëmijët, kur ata përballen me gjuhën e urrejtjes
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara