Muaji nëntor ka prodhuar më shumë lajme sociale për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA pas sociales me 15.31%, vijnë lajmet politike me 13.76%. Vend të veçantë me 9.40%, ka zëne në mediat audiovizive lajmet e sportit, pasi gjatë muajit nëntor kombëtarja shqiptare pati dy ndeshje të rëndësishme me Anglinë dhe Andorrën . Veprimtaria e qeverisë me veprimtarinë e drejtësisë kanë zënë thuajse të njëjtën kohë ndërsa në fund të monitorimit renditen lajmet e ekonomisë.
Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara në edicionet informative në radiot dhe televizionet kombëtare, si dhe të dhëna të tjera të detajuara mbi përmbajtjet e transmetuara, gjenden të detajuara në faqen zyrtare të AMA-s, në https://ama.gov.al/monitorimi-i-permbajtjeve/ dhe përbëjnë një bazë shumë të mirë informacioni për çdo lloj studimi të tregut mediatik audioviziv në vend.