Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi takon përfaqësuesit e subjekteve kabllorë në qarkun e Korçës, të autorizuar institucioni që ajo drejton. Thelb i takimit është bashkëveprimi me to, për të luftuar së bashku piraterinë.
“Shtimi i subjekteve ISP, që ofrojnë në mënyrë të paligjshme produkt audioviziv, po dëmton konkurrencën dhe subjektet e ndershëm. Ndaj ne jemi përkrah subjekteve të ndershëm që operojnë në treg, për të luftuar piraterinë në internet”, – u shpreh kryetarja e AMA-s.
Me vullnetin për të mundur fenomenin e piraterisë, AMA ka nisur një tur tryezash diskutimi me subjektet e ligjshëm në të gjitha qarqet e vendit
Më parë takime me subjektet e ligjshëm janë zhvilluar në Shkodër, Lezhë, Elbasan, Berat dhe Vlorë.