E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë: Ekipet e AMA-s mbyllin dy platforma pirate në Sarandë, Krasniqi: Nuk do të tërhiqemi

Kontrollet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, për ndalimin e piraterisë në internet, ka dhënë rezultatet e para. Pas tryezave të bashkëbisedimit organizuar në qarqet e vendit, me subjektet kabllorë të autorizuar nga AMA dhe pas koalicionit të lidhur me ta, në këtë betejë të përbashkët kundër ligjshkelësve, janë identifikuar shkelësit e parë.

Fundjavën e kaluar ekipet e inspektorëve të AMA-s janë ndalur në Sarandë. Gjatë inspektimeve treditore të bëra në qytetet dhe zonat përreth, u konstatuan transmetime audiovizive të paautorizuara, në formën e IPTV/OTT.

Në këto platforma transmetoheshin të gjitha paketat, shqiptare, italiane dhe greke, të cilat mundësoheshin nëpërmjet portaleve:

Këta serverë u fikën, por AMA ia ka nisur këto adresa edhe AKEP për masa të mëtejshme në të gjithë territorin e vendit.

“Kjo është betejë e përbashkët e jona me operatorët e ligjshëm. I kemi shpallur luftë piraterisë dhe nuk do të tërhiqemi”- ka thënë kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi. “Jemi gjithmonë në krah të operatorëve të ndershëm!
 
Perpara Pirateria, Krasniqi ndalon në Shkodër e Lezhë: Së bashku në luftë kundër subjekteve të paligjshëm
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara