Kontrollet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, për ndalimin e piraterisë në internet, ka dhënë rezultatet e para. Pas tryezave të bashkëbisedimit organizuar në qarqet e vendit, me subjektet kabllorë të autorizuar nga AMA dhe pas koalicionit të lidhur me ta, në këtë betejë të përbashkët kundër ligjshkelësve, janë identifikuar shkelësit e parë.
Fundjavën e kaluar ekipet e inspektorëve të AMA-s janë ndalur në Sarandë. Gjatë inspektimeve treditore të bëra në qytetet dhe zonat përreth, u konstatuan transmetime audiovizive të paautorizuara, në formën e IPTV/OTT.
Në këto platforma transmetoheshin të gjitha paketat, shqiptare, italiane dhe greke, të cilat mundësoheshin nëpërmjet portaleve:
Këta serverë u fikën, por AMA ia ka nisur këto adresa edhe AKEP për masa të mëtejshme në të gjithë territorin e vendit.
“Kjo është betejë e përbashkët e jona me operatorët e ligjshëm. I kemi shpallur luftë piraterisë dhe nuk do të tërhiqemi”- ka thënë kryetarja e AMA-s, Znj. Armela Krasniqi. “Jemi gjithmonë në krah të operatorëve të ndershëm!