E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Lufta kundër piraterisë, ekipet e AMA-s nuk ndalen, bllokojnë platforma të paligjshme në Fier e Vlorë

Kontrollet e vazhdueshme të ekipeve të inspektimit në AMA dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, kanë shfaqur të gjitha format që shkelësit e ligjit përdorin për të vjedhur përmbajtje audiovizive, për të cilat nuk kanë të drejta.

Inspektorët e AMA-s kanë vënë në “sitë” qarqet e Fierit dhe Vlorës ndërsa për të identifikuar IPTV pirate.

Në qarqet Fier e Vlorë u konstatuan IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 109.236.45.14 me anë të portalit, http://192.168.120.120:25461/c.

Provat teknike të bëra në terren vërtetuan se ky portal mund të arrihej vetëm nga IP-ja publike, 109.236.45.14.

Në këtë server në paligjshmëri, pa të drejta transmetimi, shpërndaheshin për abonentë fundorë platformat shqiptare sëbashku me paketat sportive përkatëse të tyre; Super Sport dhe Tring Sport. Gjithashtu në transmetime të paautorizuara u gjetën edhe kanalet sportive ndërkombëtare Arena Sport 1, Arena Sport 2, Arena Sport 3 dhe DAZN 1.

Ashtu sikurse ndodhi dhe në Sarandë, serveri u fik nga inspektorët e AMA-s.
 
“Është koha që bartësit e IP publike të bashkëpunojnë me rregullatorin në luftën ndaj paligjshmërisë. Është koha që të kuptojnë se bashkëpunimi me paligjshmërinë i kthen ata në bashkëpunëtorë”, u shpreh kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi duke theksuar se lufta ndaj piraterisë nuk do të ndalet.
 
 
Perpara Lufta kundër piraterisë: Ekipet e AMA-s mbyllin dy platforma pirate në Sarandë, Krasniqi: Nuk do të tërhiqemi
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara