E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Pirateria, Krasniqi ndalon në Shkodër e Lezhë: Së bashku në luftë kundër subjekteve të paligjshëm

Turi i tryezave të diskutimit për frenimin e piraterisë në internet janë ndalur në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi u ka shpjeguar përfaqësuesve të kabllorëve të autorizuar nga AMA, në këto dy qarqe, se Autoriteti i Mediave Audiovizive është e bindur në luftën kundra piraterisë ndërsa diskutoi format konkrete për zgjidhjen e këtij problemi.

“Pasi kemi kaluar fazën e konsultimit publik, ne do t’i çojmë propozimet tona për ndryshime ligjore në parlament”, u shpreh kryetarja e AMA-s Znj.Krasniqi teksa dëgjoi problematikat e subjekteve të ligjshëm, në qarqet e Shkodrës dhe Lezhës.

Transmetimet pirate të përmbajtjeve audiovizuale, nga subjekte të pa licencuara nga AMA është një nga shqetësimet kryesore të tregut audioviziv dhe një nga objektivat kryesorë të punës në AMA. Me zhvillimin e teknologjisë janë shtuar edhe rastet e piraterisë, të kryera kryesisht nga subjekte ISP, që përveç internetit, ofrojnë në mënyrë të paligjshme edhe produkt audioviziv. Çka natyrshëm është kthyer edhe në problem dhe shqetësim për subjektet e ligjshëm që operojnë prej vitesh në treg, duke respektuar rregullat dhe legjislacionin në fuqi.

“Shtimi i subjekteve ISP, që ofrojnë në mënyrë të paligjshme produkt audioviziv, po dëmton konkurrencën dhe subjektet e ndershëm, dhe ne nuk do rreshtim së luftuar kundrejt tyre”- garantoi kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi.

Tryezat e diskutimeve në luftë kundra piraterisë do të shtrihen në të gjitha qarqet e vendit.

Më herët kryetarja e AMA-s ka qenë në takime me subjektet e ligjshme në qarqet e Beratit, Vlorës dhe Elbasanit.
 
Sa i takon piraterisë, nga fillimi i bashkëpunimit me TikTok, vetëm nga kjo platformë janë shënuar: 953 video të raportuara për pirateri nga të cilat 917 janë hequr nga platforma ndërsa 131 profile janë mbyllur pasi janë raportuar për përmbajtje të piratuar, ndërsa 35 janë ende në proces.
 
 
Perpara Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 917 video të bllokuara për pirateri dhe 139 për përmbajtje të dëmshme
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara