E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

KRYETARJA E AMA-S, TAKIM ME PËRFAQËSUESIT E NP RADIODIFUZIONIT NACIONAL TË MAQEDONISË SË VERIUT

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, Armela Krasniqi, priti, të martën, përfaqësuesit e NP Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë së Veriut, Endrin Kadriu, drejtor dhe Lumnim Junuzi, Shef  kabineti, si dhe Arben Saiti, Udhëheqës i Sektorit për mbështetje Informatike dhe punë të përgjithshme, në Agjencinë e Medias për Shërbimet Audio dhe Audiovizive, AVMU.    

Kryetarja e AMA-s e informoi delegacionin maqedonas me punën dhe rezultatet konkrete të angazhimit të Autoritetit për administrimin e Spektrit të Frekuencave audio-audiovizive, për aktet ligjore e nënligjore të përafruara me legjislacionin përkatës të BE-së, për domosdoshmërinë e bashkëpunimit me fqinjët në këtë proces, për mbështetjen dhe tarifat e mbartjes në rrjetin e transmetuesit publik, për nevojën e respektimit të standardeve bashkëkohore teknike e teknologjike etj. 

Përfaqësuesit e NP Radiodifuzionit Nacional të Maqedonisë së Veriut, paraqitën një informacion përmbledhës mbi gjendjen aktuale dhe mënyrën e shpërndarjes së frekuencave në vendin e tyre, kërkesat ligjore për transmetuesit publikë e privatë, raportet dhe problematikat e mënyrave të licencimit të ofruesve të shërbimit në internet, nevojën e përmirësimit të infrastrukturës e teknologjisë  bashkëkohore, si dhe kualifikimin e vijueshëm të burimeve njerëzore, përkatësisht personelit inxhiniero-teknik.   

Zonja Krasniqi i siguroi miqtë nga Maqedonia e Veriut për gatishmërinë e AMA-s lidhur me bashkëpunimin e mëtejshëm, për shkëmbim përvoje dhe ekspertësh në procese me interes të përbashkët, për të dy vendet, por edhe për rritjen e performancës e të cilësisë së transmetimeve audiovizive.    

  

AUTORITETI I MEDIAVE AUDIOVIZIVE  

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Përgjegjës i Sektorit të Botimeve, Drejtoria e Botimeve dhe Ndërveprimit
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara