E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s merr pjesë në mbledhjen e 72-të të Observatorit Evropian Audioviziv

Kryetarja e AMA-s merr pjesë në mbledhjen e 72-të të Observatorit Evropian Audioviziv.

Në këtë mbledhje të nivelit të lartë, e mbajtur në mjediset e Pallatit të Këshillit të Evropës, u prezantuan të gjitha gjetjet dhe faktografitë e vitit audioviziv 2024, trendet e tregut mediatik, dokumente mbi Direktivën Evropiane të Shërbimeve Audiovizive duke u mbështetur fort në përmirësimet dhe shtrëngimin e mjeteve ligjore, dhe jo vetëm, për mbrojtjen e fëmijëve në botën virtuale dhe të tjera tema të aktualitetit.

Lojrat online, ishin një tjetër temë e diskutuar në këtë takim, për të vendosur këndvështrimin e industrisë dhe të vëzhguesit evropian për vitet që vijnë.

Me votën, edhe të Shqipërisë, u miratua buxheti i vitit 2025 dhe të gjitha hapat ambiciozë apo mbështetës të këtij dokumenti të rëndësishëm financiar.

Në Observatorin Evropian Audioviziv, Shqipëria është është anëtare me të drejta të barabarta si të gjithë anëtarët vendimmarrës të këtij organizmi.

Perpara AMA bën transparencë mbi pronarët e medias audio dhe audiovizve
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara