E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Konventa Kombëtare për Integrimin Evropian, tryezë diskutimesh për Lirinë e Medias, Krasniqi: Realizuam transparencën e pronësisë së mediave

Rritja e dialogut për pavarësinë dhe paanshmërinë e medias, bazuar në objektivat e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës për lirinë e shprehjes, përfshirë lirinë dhe pluralizmin e medias, ka mbledhur në Tiranë, në një tryezë diskutimi, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Lëvizjes Evropianë në Shqipëri (EMA), Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë (CTFI), ekspertë, gazetarë etj.

Në takimin e organizuar në kuadër të Konventës Kombëtare për Integrimin Evropian, kryetarja e AMA-s, Amrela Krasniqi ka bërë një panoramë të punëve të kryera gjatë vitit 2024, themel i të cilave është pikërisht e drejta për informim, liria e shprehjes dhe pluralizmi i medias.

“Lajmi i hapjes së negociatave për Grupkapitullin 1 – Themeloret, ku ka dhënë kontributin e vet edhe AMA, ishte një arritje e pritshme dhe e merituar për Shqipërinë. Natyrisht është edhe një hap përpara që na vë përballë sfidash të reja dhe në këto sfida përfshihet edhe dialogu për pavarësinë dhe paanshmërinë e medias, edhe liria dhe pluralizmi i saj”, ka thënë ajo.  

Kryetarja e AMA-s ka shpjeguar se tanimë është plotësuar një nga kërkesat e BE-së, ajo e Transparencës së Pronësisë së Medias duke shtuar se përtej rregullimit ligjor, AMA ka përgatitur regjistrin dhe ka paraqitur grafikisht në faqen e vet zyrtare online, deklaratën dhe transparencën e strukturës së pronësisë së shoqërive apo individëve të pajisur me licencë/autorizim nga AMA, si edhe deklaratën e pronarëve përfitues të këtyre subjekteve, që ushtrojnë aktivitetet audio dhe audioviziv në Shqipëri.

 “Progres-Raporti i vitit 2023 i Bashkimit Evropian për Shqipërinë, e konsideron përqendrimin e tregut dhe mungesën e transparencës së financimit të medias si një çështje shqetësuese për lirinë e medias në vendPas procesit screening të Tetorit, edhe Udhërrëfyesi i Shtetit të së Drejtës 2024-2030, miratuar me Vendimin e Këshillit të Ministrave në Dhjetor 2023, i la detyrë AMA-s adresimin e çështjes së përqendrimit të tregut mediatik dhe realizimin e transparencës mbi pronësinë së medias.

Në këtë linjë, me vendimin nr. 40, të Prillit të këtij viti, Autoriteti i Mediave Audiovizive miratoi rregulloren, “Për kërkesat dhe procedurat e rishikimit të ndryshimeve në strukturën e pronësisë dhe transparencën e të dhënave të pronësisë së OSHMA-ve”. Kjo rregullore që u hartua pas transpozimit të Direktivës 2018 në ligjin e institucionit, ka sjellë risi në shumë drejtime, si:

– Shqyrtimin nga AMA i ndryshimeve të ndodhura në strukturën pronësore brenda të njëjtit person juridik OSHMA, të cilat nuk passjellin cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga licenca ose autorizimi;

– Shqyrtimin e ndryshimeve në strukturën pronësore mes personave juridikë privatë në rastet e hyrjes në marrëdhënie juridike civile të cilat passjellin cedimin ose kalimin e të drejtave që burojnë nga licenca ose autorizimi;

– Deklarimin e informacionit mbi përbërjen e strukturës së pronësisë së personit juridik OSHMA mbajtës i licencës ose i autorizimit nga AMA, duke përfshirë pronarin përfitues direkt dhe indirekt; 

– Transparencë të shtuar të origjinës së financimit lidhur me transaksionet tregtare të kapitalit të shoqërisë mediatike, të kryera prej ortakut/aksionerit;

– Deklarim të çdo lloj konflikti të mundshëm interesi që ndikon veprimtarinë e OSHMA-së prej pronarëve etj.

Rregullorja mundëson edhe bashkëpunimin e rregullatorit me institucione ose agjenci të tjera shtetërore, të lidhura në mënyrë të drejtpërdrejtë me zbatimin e rregullores në praktikë, rast pas rasti, etj.”- sqarua drejtuesit e AMA-s.  

Duke plotësuar panoramën e punës së AMA-s, Krasniqi ka shtuar se Autoriteti i Mediave Audiovizive është i angazhuar për thellimin e rolit nxitës në procesit të matjes së audiencës, rolin rregullues, lidhur me shkeljet apo hapësirat ende të parregulluara, çka nënkupton dukurinë e Piraterisë online dhe marrëdhëniet me Platformat e Shpërndarjes së Videove si dhe rolin aktiv sensibilizues dhe edukues në procesin e Edukimit Mediatik.

Ndërsa Drejtorja e Drejtorisë Ligjore në Autoritetin e Mediave Audiovizive, Donika Daci, shpjegoi për të pranishmit, punën e bërë për Transparencës së Pronësisë së Medias, dhe nen për nen kufizimet për pronësinë e medias në ligjin e posaçëm, mbi të cilët ushtron aktivitetin AMA.

Në këtë tryezë drejtori ekzekutiv i Qendrës për Transparencë dhe Informim të Lirë, Sami Neza, bëri një raport mbi përdorimin e Inteligjencës Artificiale (AI) në Media. Bazuar në monitorimin dhe intervistat me drejtues të lajmeve, ai tha se është hartuar metodologjia dhe është matur indeksi i gatishmërisë së AI në mediat audiovizive sipas dy modeleve, AIRI dhe CISCO si dhe raporti i monitorimit për përdorimin e AI në edicionet e lajmeve.

 Ndërsa eksperti Tomas Kamenec,  solli përvojën sllovake mbi procesin e transparencës së pronësisë së medias. Tryeza e moderuar 

Tryeza e moderuar nga drejtuesi i Lëvizjes Evropianë në Shqipëri, Gledis Gjipali ka vazhduar me pyetje/diskutime për të pranishmit

Perpara Delegacioni i Misionit të Vlerësimit të Nevojave në AMA për rolin në monitorimin e zgjedhjeve më 2025-n
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara