E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Delegacioni i Misionit të Vlerësimit të Nevojave në AMA për rolin në monitorimin e zgjedhjeve më 2025-n

Roli monitorues i AMA-s gjatë procesit zgjedhor,  ishte temë kryesore e takimit mes zyrtarëve të lartë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe  delegacionit të Misionit të Vlerësimit të Nevojave (NAM), të dërguar në Shqipëri nga Zyra e OSBE-së.

 

Z. Ulvi Akhundlu, Zëvendëskryetar i Departamentit Zgjedhor të ODIHR-it, Z. Kakha Inaishvili, Këshilltar Zgjedhor i ODIHR dhe Z. Sherif Abdili, përfaqësues i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së kryen një vizitë në Autoritetin e Mediave Audiovizive ku veç monitorimit të zgjedhjeve u diskutua dhe roli rregullues i institucionit për rregullimin e tregut mediatik.

 

Vlen të theksohet se që prej vitit 2021 kur Autoriteti kryen detyrën e monitorimit të zgjedhjeve, nuk ka pasur asnjë ankesë nga subjektet politike në lidhje me këtë fakt.

 

Në raportimet e AMA për KQZ gjatë zgjedhjeve, jepen të dhëna të identifikuara në edicionet informative, emisionet debutuese e forume, reklamat politike, mbulimet live të aktivitetit elektoral, titrimet për TV informative si dhe aktivitetet  e ndaluara të institucioneve publike dhe reklamat institucionale.

 

Sipas kryetares së AMA-s Znj.Armela Krasniqi, u diskutua sfida e institucionit për ngritjen e studios së re të monitorimit.

 

Sipas metodologjisë standarde të ODIHR, qëllimi i ekipit të NAM është vlerësimi i mjedisit parazgjedhor dhe përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme. Bazuar në këtë vlerësim, NAM do të rekomandojë dërgimin e një misioni të ODIHR-it për vëzhgimin e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare në vendin tonë, që i përshtatet nevojave të identifikuara.

Perpara Transparencë AMA-TikTok: Mbi 1200 video të bllokuara për pirateri
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara