E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Këshilli i Ankesave: 390 ankesa të shqyrtuara gjatë vitit 2023

Vetëm gjatë vitit 2023, Këshilli i Ankesave në AMA ka marrë në shqyrtim 390 ankesa. Sipas të dhënave të dala nga KA, këto ankesa janë dërguar repsektivisht nga:

– 89% nga individë

– 4.7% nga shoqëria civile

– 3% nga studio ligjore

– 2% nga institucione

– 1.3% nga subjekte tregtare

59.5% e këtyre ankesave kanë si subjekt shkeljen e të drejtave të njeriut dhe etikës së komunikimit në transmetimet audio dhe audiovizive. Pjesa tjetër e tyre, kanë të bëjnë me shkeljen e të drejtave të fëmijëve, privatësisë së tyre, komunikimet tregtare në median audiovizive etj.

Ky është numri më i lartë i ankesave të regjistruara ndonjëherë në Këshillin e Ankesave pranë AMA-s çka dëshmon rritjen e besimit të publikut por edhe ndërgjegjësimin e tij për cilësinë e përmbajtjeve që transmetohen nga OSHMA-të.

Komunikimi i shtuar me publikun, trajtimi me seriozitet i shqetësimeve dhe ankesave të tij, por edhe edukimi mediatik, si një proces i rëndësishëm i formësimit të një audience të përgjegjshme në tregun mediatik, mbeten përparësi e punës në AMA!

Perpara Njoftim shpallje për vend të lirë pune, Specialist në Sektorin e Financës dhe Buxhetit, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve.
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara