Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 5)

Folësi 1: Shkodër, studentët kanë thyer selinë e PD-së.

Folësi 2: Mirë ia kanë bërë dhe asaj. Flakën t’i vënë dhe asaj. T’ia vënë dhe Shqupit këtu njëherë.

Folësi 1: Policëve iu bëj thirrje. Të gjithë do të identifikoheni. Dhe të gjithë do të mbani përgjegjësi. Një nga një. Do të vijë një ditë kur nuk do të gjeni vrimë për t’u futur. Për bastardin që është në krye, që ju jep urdhra, me ato do të merren shqiptarët. Duke filluar nga drejtori e poshtë, në 7 breza, në 7 rrathë do gjurmohet pasuria juaj. Edhe b nga koka do jua heqim. Edhe b e grave tuaja nga koka do jua heqim.

Çfarë mesazhi i japim publikut kur studioja televizive bëhet hapësirë për thirrje të tilla? Përgjegjësia editoriale kërkon reagim. Gazetari duhet të ndërhyjë, të kundërshtojë dhe të distancohet qartë nga këto deklarata. Ligji numër 97/2013, i ndryshuar. Neni 4, pika 2, shkronja dh, thotë: Operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga parimi: moslejimi i transmetimeve që justifikojnë dhunën. Neni 33, pika 1, shkronja d. Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik, dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.

Perpara Thirrjet për djegien e selisë së Partisë Demokratike, AMA gjobit televizionin për nxitje të dhunës

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara