Ekrani dhe përgjegjësia (VIDEO 2)

Folësi 1: Kanë djegur disa kioska të të gjithë kompanive celulare. Mirë t’u bëhet se janë me tarifat më të larta në Europë.

Miratimi i dhunës ka kaluar në transmetim pa kundërshtim apo distancë editoriale nga gazetari intervistues. Ligji nr. 97/2013, i ndryshuar, neni 4 pika 2, shkronja dh, thotë: “Operatorët e shërbimit audioviziv, gjatë zhvillimit të veprimtarisë së tyre, udhëhiqen edhe nga parimi: moslejimi i transmetimeve që justifikojnë dhunën.” Neni 33, pika 1, shkronja d: “Ofruesi i shërbimit mediatik audioviziv duhet: të respektojë rregullat e etikës dhe moralit publik dhe të mos transmetojë programe që mund të nxisin vepra penale.” Kodi i transmetimit, seksioni 7, parandalimi dhe luftimi i gjuhës së urrejtjes. Neni 7, pika 9, radiot dhe televizionet të ndalojnë shpërdorimin e programeve audio dhe audiovizive që promovojnë gjuhë urrejtjeje.

Perpara Me kërkesë të AMA-s, hiqet për të dytën herë nga Google Play Store aplikacioni “One IPTV Player”

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2026 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara