E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Vëmendje maksimale për çdo ankesë të qytetarëve ndaj transmetimeve audiovizive

Këshilli i Ankesave pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), organizoi sot tryezën e diskutimit “Zbatimi i Kodit të Transmetimit dhe roli Bordeve të Shqyrtimit të Ankesave”. Qëllimi i këtij diskutimi me anëtarët e Bordeve të Shqyrtimit të Ankesave të Televizioneve Kombëtare dhe atyre lokale ishte njohja dhe zbatimi i Kodit të Transmetimit në punën e […]

Autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës takim pune mbi monitorimin dhe vlerësimin e programeve audiovizive

 Të mërkurën, datë 6 mars 2019, u zhvillua në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive në Tiranë, një takim pune mes njësive të programit dhe monitorimit nga dy autoritetet rregullatore të Shqipërisë dhe Kosovës. Përfaqësuesit e AMA-s dhe Komisionit të Pavarur të Medias, KPM, u fokusuan më shumë tek problematikat e përmbajtjeve të emetuara, si […]

AMA i bashkohet programit të Kryqit të Kuq Shqiptar për dhurimin vullnetar të gjakut

 Autoriteti i Mediave Audiovizive për të dytin vit radhazi mori pjesë në pasurimin e bankës së gjakut, programin e Kryqit të Kuq Shqiptar, me qëllim sigurimin e gjakut të mjaftueshëm për fëmijët talasemikë në Shqipëri. Stafi i AMA-s dhuroi gjak në mënyrë vullnetare për t’u gjendur në nevojë këtyre fëmijëve, njëkohësisht duke promovuar kështu vlerat […]

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit

Kryetari i Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), Z. Gentian Sala, priti sot në një takim pune Z. Arben Seferaj, Kryeinspektor pranë Inspektoratit Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore (ISHPSHSH) dhe znj. Irida Qosja, Përgjegjëse në Drejtorinë e Inspektimit për Marrëdheniet e Punës dhe Statistikës pranë ISHPSHSH. Qëllimi i takimit ishte garantimi i zbatimit të dispozitave […]

AMA dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e Malit të Zi në takim zyrtar në Tiranë

Ditën e hënë, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua takimi mes Agjencisë për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Malit të Zi me përfaqësinë e AMA-s. Në mjediset e AMA-s u pritën përfaqësia nga Agjencia Z. Darko Grgurović, Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë, Z. Boris Jevrić, Zëvendës Drejtor Ekzekutiv për Radiokomunikimet, […]

Njoftim për çeljen e garës për dhënien e 1 (një) licence transmetimi Audio Analoge

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), në mbështetje të ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, rregullores “Për procedurat dhe kriteret për dhënien e licencës së transmetimit audio”, miratuar me vendimin e AMA-s, nr. 153, datë 18.07.2016, i ndryshuar, si dhe vendimit të AMA-s, nr. 22, datë 15.02.2019 “Për çeljen e […]

KPM dhe AMA në takim konsultativ për procesin e digjitalizimit në Kosovë

Ditën e hënë, në mjediset e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), u zhvillua takimi mes  Komisionit për Administratën Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) në Kosovë, me përfaqësinë e AMA-s. Në mjediset e AMA-s u pritën përfaqësia nga Kuvendi z. Nait Hasani, z. Milaim Zeka dhe z. Valon Ramadani , […]

Organizohet takimi i katërt mbi ndryshimet në ligjin e AMA-s dhe AKEP-it

Sot, më datën 11 janar 2019, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), organizuan takimin e katërt të diskutimit mbi ndryshimet në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar” dhe në ligjin nr. 9918, datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë”, i […]

OSHMA-të nuk duhet të transmetojnë reklama të fshehta dhe të mos abuzojnë me përmbajtjet audiovizive mbi kujdesin shëndetësor dhe marrjen e medikamenteve

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, gjatë mbledhjes së datës 11 janar 2019, e para për këtë vit, ka diskutuar gjerësisht për programacionin e transmetuar nga OSHMA-të, si dhe respektimin e ligjit nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodin e Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore që janë në fuqi. Nga […]

NJOFTIM MBI PROCESIN E DIGJITALIZIMIT TË TRANSMETIMEVE TELEVIZIVE NË QARQET TIRANË E DURRËS SI DHE PËR QARKUN E VLORËS

  Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) njofton se mbyllja e transmetimeve analoge televizive në qarqet Tiranë dhe Durrës parashikuar për në datën 15 janar 2019, shtyhet për në datën 1 Shtator 2019. Në këto dy qarqe, aktualisht bashkë ekzistojnë të dyja teknologjitë e transmetimit, si ato analoge ashtu edhe ato numerike, kjo metodë simultane transmetimi e […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara