E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Transparenca AMA–TikTok, nga 27 prilli deri më 4 maj fshihen 26 video me përmbajtje të dëmshme dhe 797 foto/video të piratuara

Bashkëpunimi ndërmjet Autoritetit të Mediave Audiovizive, qytetarëve dhe platformës TikTok po vijon me rezultate konkrete në identifikimin dhe trajtimin e përmbajtjeve të dëmshme online. Sipas të dhënave më të fundit, nga 27 prilli deri më 4 maj 2026, AMA ka shqyrtuar 95 ankesa të ardhura nga qytetarët. Prej tyre, 37 raste janë vlerësuar si shkelje […]

THIRRJE PËR GAZETARËT DHE DREJTUESIT E MEDIAVE!

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Znj. Armela Krasniqi ka reaguar menjëherë pas shfaqjes në ekrane të momenteve nga aksidenti i sotshëm në lagjen Kënetë të Durrësit ku humbën jetën dy fëmijë, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë. Sipas saj transmetimi i pamjeve të tilla nuk është gazetari por abuzim. Më poshtë reagimi i […]

Monitorimi i përmbajtjeve gjatë marsit: Partitë, institucionet dhe aktorët dominues në ekranet kombëtare

Të dhënat e monitorimit të përmbajtjeve për muajin mars, të përgatitura nga ekipet e analizës në Autoriteti i Mediave Audiovizive , tregojnë një dominim të qartë të disa aktorëve politikë dhe institucioneve në televizionet kombëtare. Në raportin mbi partitë politike, Partia Demokratike e Shqipërisë zë 60.12% të kohës së transmetuar, e ndjekur nga Partia Socialiste […]

Forcimi i bashkëpunimit institucional, kryetarja Krasniqi takon Avokatin e Popullit, Endrit Shabani

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA), Znj. Armela Krasniqi, zhvilloi një takim pune me Avokatin e Popullit, Z. Endrit Shabani, ku në fokus ishte forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit institucional.  Gjatë takimit, palët diskutuan mbi zgjerimin e bashkëpunimit dhe mundësinë e organizimit të aktiviteteve të përbashkëta në të ardhmen e afërt, me synim rritjen […]

Studimi i parë kombëtar nga Këshilli i Ankesave dhe INSTAT për “Besueshmërinë e Medias dhe Rolin e Gazetarisë në Shqipëri”, 72.5% e të anketuarve e vlerësojnë pozitivisht

Për herë të parë, Këshilli i Ankesave në Autoritetin e Mediave Audiovizive, në bashkëpunim me INSTAT, ka realizuar një studim kombëtar që hedh dritë mbi besueshmërinë e medias dhe perceptimin e publikut për rolin e gazetarisë në shoqëri. Studimi, i zhvilluar mbi një kampion prej 1200 familjesh në të 12 qarqet e vendit, ofron një […]

Monitorimi i Përmbajtjeve, muaji mars prodhoi më shumë lajme politike

Muaji mars ka prodhuar më shumë lajme politike për mediat audiovizive. Siç tregojnë të dhënat e përllogaritura nga ekipet e monitorimit dhe analizës në AMA, pas politikës me 16.46%, vijnë lajmet ndërkombëtare me 15.42%, të ndjekura nga ato sociale, në vend të tretë, me 11.57%.Si çdo muaj, të dhënat me temat e lajmeve të trajtuara […]

Transparencë AMA-TikTok, raportohen dhe hiqen 609 foto/video pirate nga platforma

Vijon bashkëpunimi mes qytetarëve dhe platformës TikTok për identifikimin dhe heqjen e përmbajtjeve të dëmshme online, në kuadër të forcimit të sigurisë digjitale dhe zbatimit të ligjit. Sipas të dhënave më të fundit, nga momenti i raportimit deri më tani janë shqyrtuar gjithsej 80 ankesa të ardhura pranë AMA-s. Prej tyre, 29 raste janë vlerësuar […]

Përmirësimi i kushteve të punës në media, AMA dhe Inspektorati i Punës në tryezën e radhës. Diskutohen rezultatet e inspektimeve dhe sfidat e tregut

Në kuadër të memorandumit të bashkëpunimit dhe planit të përbashkët të punës, Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive Znj. Armela Krasniqi zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Përgjithshëm të Inspektorati Shtetëror i Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Z. Eljo Muçaj për të diskutuar mbi ecurinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe prioritetet e përbashkëta për periudhën në […]

Krasniqi në Dialogun Parlamentar të organizuar nga KiE në Kuvend: Lufta kundër diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes prioritet i AMA-s

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi ishte pjesë e tryezës të mbledhur në Kuvendin e Shqipërisë me temë “Forcimi i kuadrit ligjor të Shqipërisë kundër racizmit dhe gjuhës së urrejtjes: Dialog parlamentar për përafrimin me standardet europiane”, e organizuar nga Këshilli i Europës. Kjo tryezë u organizua në kuadër të programit të përbashkët BE/KiE, “Instrumenti […]

Transparenca AMA-TikTok: Pas rihapjes së platformës hiqen 9 materiale me përmbajtje të dëmshme dhe 478 foto/video për pirateri

Hapja e platformës TikTok ka rilidhur edhe bashkëpunimin e Autoritetit të Mediave Audiovizive me këtë platformë, në funksion të trajtimit të ankesave të qytetarëve dhe heqjes së përmbajtjeve që bien ndesh me dispozitat ligjore. Nga momenti i hapjes së TikTok deri më sot, AMA ka shqyrtuar 73 ankesa të ardhura, nga të cilat 25 janë […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara