E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Kryetarja e AMA-s prezanton raportin vjetor në seancën plenare në Kuvendin e Shqipërisë

E nderuar Kryetare e Seancës, Të nderuar deputetë,   Në rolin e rregullatorit për transmetimet audio dhe audiovizive dhe shërbimeve të tjera mbështetëse në territorin e Republikës së Shqipërisë, AMA, gjatë periudhës për të cilën raportohet para jush, u angazhua për të përmbushur detyrat dhe funksionet e përcaktuara në ligjin nr. 97/2013, i ndryshuar; në […]

Njoftim i AMA-s per respektimin e standardit në prezantimin e vlerave monetare

Respektimi i standardit për vlerat monetare ndikon në informimin ekonomik e financiar të publikut Një pjesë e përmbajtjeve audio/audiovizive që transmetohen nga OSHMA-të janë nga fusha ekonomike dhe financiare, në formën e informacionit, analizës, krahasimit dhe prezantimit të dukurive nga aktualiteti dhe prirjeve për të ardhmen. Nga monitorimi që kryen Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, […]

Prezantohet në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, raporti vjetor i AMA-s 2021

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive, znj.Armela Krasniqi prezantoi në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik raportin vjetor të punës për vitin 2021. Në fjalën e saj znj.Krasniqi u ndal në momentet më të rëndësishme të punës së AMA-s për vitin 2021. Fjala e plotë e Kryetares Armela Krasniqi në Komision për Edukimin […]

Mbrojtja e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive mbetet prioritet

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në procesin e monitorimit të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në kërkesat e ligjit 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, Kodi i Transmetimit dhe akteve të tjera nënligjore në fuqi, periodikisht ka në fokus mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme audiovizive.   Ditët e fundit është […]

AMA- KiE bashkëpunim për të rishikuar Kodin e Transmetimit dhe modernizimin e studios së monitorimit!

Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj.Armela Krasniqi zhvilloi një takim me z. Cesare Pitea, menaxher i projektit rajonal Jufrex 2, komponenti Liria e Shprehjes dhe Medias në Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë, në kuadër të instrumentit horizontal II, projekt i përbashkët i Bashkimit Europian dhe Këshillit të Europës. Bashkëbiseduesit u ndalen tek sfidat me të […]

Identifikimi i viktimave të abuzimeve seksuale me të mitur është i papranueshëm

Në konferencën ndërkombëtare “Përballë Kodit të Transmetimit” që u zhvillua javën e kaluar në Tiranë, por dhe në një sërë aktivitetesh që ka zhvilluar më herët AMA, është ngritur nga organizata të shoqërisë civile apo institucione të ndryshme çështja e trajtimit të miturve si viktimave të abuzimit seksual në median audiovizive. Janë identifikuar raste të […]

Rishikimin i Kodit të Transmetimit si nevojë e zhvillimit të tregut audioviziv

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka nisur sot procesin e rishikimit të Kodit të Transmetimit në një konferencë në Tiranë, kishin prezent përfaqësues të autoriteteve homologe, ekspertë të botës akademike dhe medias, përfaqësues të grupeve të interesit, nga ojf-të etj. Kryetarja e Autoritetit të Mediave Audiovizive znj. Krasniqi duke uruar mirëseardhjen, përmendi rëndësinë e Kodit […]

NJOFTIM PËR MEDIAN

Nga procesi i monitorimit sistematik të përmbajtjeve të transmetuara, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apo dhe nga shqyrtimi i ankesave që kanë mbëritur në institucion, AMA ka identifikuar së fundmi dhe raste të shkeljeve etike në programe. Çdo rast është shqyrtuar në referencë me kërkesat e […]

Kanosja e gazetarëve në detyrë, akt i rrezikshëm për lirinë e fjalës dhe demokracinë

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, ka përcjellë me shumë shqetësim transmetimin e mbrëmshëm (22.03.2022) të rastit të keqtrajtimit me kanosje të gazetares dhe kameramanit të emisionit “Fiks Fare” nga dy punonjës të një stabilimenti shpendësh në Durrës. Ekipi i medias ishte duke bërë detyrën në terren për hetimin e problematikave dhe ndjeshmërive të opinionit publik. […]

AMA në proces konsultimi publik të Draft Rregullores së Radiove

Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi tryezën e dytë të diskutimit mbi Draft Rregulloren e AMA-s për transmetimet audio analoge, e cila është në fazën e konsultimit publik. Takimi i zhvilluar në Shkodër, pason tryezën e parë që u mbajt në qytetin e Korçës me ofrues të shërbimeve audio. Procesi i konsultimit publik, i ndërmarrë nga […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara