E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Shkeljet ligjore: AMA vendos 46 gjoba gjatë periudhës Janar-Tetor 2024

Për shkelje të ndryshme ligjore të konstatuara, gjatë periudhës Janar-Tetor 2024, Autoriteti i Mediave Audiovizive ka miratuar 46 gjoba për subjekte të ndryshme: radio, televizione e subjekte kabllorë të autorizuar. Nga monitorimi i përmbajteve, nga kontrollet e grupeve të inspektimit apo nga shqyrtimi i ankesave të mbërritura në Këshillin e Ankesave, gjatë kësaj periudhe janë […]

Përdorimi i tepërt i celularit nga fëmijët nën 14 vjeç, rrezikon shëndetin

Studimet tregojnë se, bashkë me rritjen e përdorimit të telefonave inteligjentë nga fëmijët nën 14 vjeç, si dhe përdorimi i rrjeteve sociale prej tyre, ka shtuar edhe shtimin e rasteve të depresionit dhe ankthit në këto mosha.  Gjithashtu është vlerësuar se përdorimi i gjatë i rrjeteve sociale nga vajza të moshës 14 vjeçare, është i […]

Transparenca AMA-TikTok, hiqen nga platforma 986 video pirate dhe 149 video me përmbajtje të dëmshme

Vazhdon bashkëpunimi me qytetarët dhe platformën TikTok për denoncimin dhe bllokimin e përmbajtjeve të dëmshme në këtë platformë. Kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi tha se: Inkurajoj qytetarët të raportojnë çdo përmbajtje që ata e gjykojnë të dëmshme. Çdo ankesë do të shqyrtohen me përgjegjësi të plotë dhe në zbatim të dispozitave ligjore”, ndërsa bëri bilancin […]

Takimi i 60-të i EPRA-s, Krasniqi: Diskutuam mbi zbatimin e Aktit Evropian të Shërbimeve digjitale

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi është e pranishme në  takimin e 60-të, të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizivë, EPRA, e cila po mbahet në Qipro në datat 23-25 tetor 2024.  Me 130 pjesëmarrës nga më shumë se 40 rregullatorë evropianë, përfaqësues nga Komisioni Evropian, OSBE, Observatori Audioviziv Evropian, ekspertë etj, diskutuan çështje aktuale të […]

Ekipet e AMA-s identifikojnë serverin pirat, në vëzhgim e gjithë Shqipëria

Aksioni kundër piraterisë i shtrirë në gjithë Shqipërinë, vijon çdo ditë të javës. Ekipet e inspektimit të AMA-s në terren kanë konstatuar një Server OTT (OVER THE TOP), i arritshëm nga të gjithë rrjetet e internetit me web adresë: http://loc.ipalfa.org, i cili i përket IP adresës 80.91.126.169.  Provat teknike të kryera në terren vërtetuan se […]

Lufta kundër piraterisë, ekipet e AMA-s nuk ndalen, bllokojnë platforma të paligjshme në Fier e Vlorë

Kontrollet e vazhdueshme të ekipeve të inspektimit në AMA dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, kanë shfaqur të gjitha format që shkelësit e ligjit përdorin për të vjedhur përmbajtje audiovizive, për të cilat nuk kanë të drejta. Inspektorët e AMA-s kanë vënë në “sitë” qarqet e Fierit dhe Vlorës ndërsa për të identifikuar IPTV pirate. […]

Lufta kundër piraterisë: Ekipet e AMA-s mbyllin dy platforma pirate në Sarandë, Krasniqi: Nuk do të tërhiqemi

Kontrollet e vazhdueshme dhe bashkëpunimi me subjektet e ligjshëm, për ndalimin e piraterisë në internet, ka dhënë rezultatet e para. Pas tryezave të bashkëbisedimit organizuar në qarqet e vendit, me subjektet kabllorë të autorizuar nga AMA dhe pas koalicionit të lidhur me ta, në këtë betejë të përbashkët kundër ligjshkelësve, janë identifikuar shkelësit e parë. […]

Pirateria, Krasniqi ndalon në Shkodër e Lezhë: Së bashku në luftë kundër subjekteve të paligjshëm

Turi i tryezave të diskutimit për frenimin e piraterisë në internet janë ndalur në qarkun e Shkodrës dhe Lezhës. Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi u ka shpjeguar përfaqësuesve të kabllorëve të autorizuar nga AMA, në këto dy qarqe, se Autoriteti i Mediave Audiovizive është e bindur në luftën kundra piraterisë ndërsa diskutoi format konkrete […]

Transparencë mbi bashkëpunimin AMA – TikTok: 917 video të bllokuara për pirateri dhe 139 për përmbajtje të dëmshme

Pirateria dhe ekspozimi i fëmijës ndaj pornografisë, narkotikëve, alkoolit, duhanit dhe dhunës, janë shkeljet që janë konstatuar më së shumti gjatë këtyre javëve bashkëpunimi qytetarë-AMA-TikTok për heqjen e përmbajtjeve të dëmshme. Janë shqyrtuar dhe marrë masat deri tani për: -437 ankesa te ardhura në AMA -143 janë vlerësuar në shkelje të ligjit. Nga këto, 139 […]

Tryeza për krijimin e Agjendës Digjitale për sigurinë e fëmijëve online. Krasniqi: Kam besim se bashkëpunimi i suksesshëm që kemi lidhur me TIKTOK të shërbejë si model e praktikë edhe për vendet e tjera të Ballkanit

Krijimi i një Agjende Digjitale për sigurinë e fëmijëve në Ballkanin Perëndimor ishte fokusi i konferencës së parë rajonale që u organizua në Tiranë nga Autoriteti i Mediave Audiovizive në bashkëpunim me Qendrën për të Drejtat e Fëmijëve në Shqipëri (CRCA/ECPAT). Në tryezë merrnin pjesë drejtues të platformës TIKTOK , të rregullatorëve të Malit të […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara