E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon takimin e parë konsultues për matjen e audiences në Shqipëri

Autoriteti i Mediave Audiovizive organizon takimin e parë konsultues për matjen e audiences në Shqipëri

FullSizeRender (2) FullSizeRender (1)

Me zhvillimin e industrisë televizive gjatë viteve, funksioni i Hulumtimit të Audiencës ka shërbyer për të ndihmuar industrinë e transmetimit dhe reklamimit që të zhvillohet dhe rritet përmes informacionit dhe gjetjeve përsa i përket sjelljes së audiencës në përzgjedhjen dhe programacionit televiziv, si edhe treguesve sa i përket tregëtisë së kohës televizive në funksion të industrisë së reklamave.

Me qëllimin që ky treg të jetë sa më transparent AMA organizoi takimin e parë konsultativ për rregullimin e audiencës. Në fokus të aktivitetit rregullator të AMA-s, matja e audiencës televizive, është një aspekt mjaft i rëndësishëm për rregullimin e tregut audioviziv dhe bën pjesë në grupin e veprimtarive që AMA organizon, mbështet dhe promovon në përputhje me dispozitat ligjore të ligjit 97/2013 “Për mediat Audio dhe Audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, nenet 19 (pika 2 germa c) dhe 23 (pika 1 gërma ç).

Në tryezën e organizuar nga Autoriteti i Mediave ishin të ftuar të gjitha palët e interesit, televizionet kombëtare dhe rajonale, shoqatat dhe agjencitë e komunikimit, kompanitë e reklamave, dhe kompanitë që masin audiencën.

Nisma e marrë nga AMA u përshëndet nga të gjitha palët e ftuara. Ata e cilësuan këtë hap të nevojshëm dhe rregullimin e tregut të matjes së Audiencës të domosdoshëm.

Z. Carlo Bollino, nga Report TV, u shpreh se është koha që në Shqipëri të ketë një kompani e cila të jetë e certifikuar dhe të ketë besimin e të gjitha palëve në integritetin e saj. Z. Theodhori Çami nga kompania Le Spot, tha se do të jetë me vend dhe e domosdoshme edhe një konsulencë e huaj në lidhje me draftimin dhe propozimeve të specializuara sipas nevojave të tregut. Ndërsa Znj. Alma Mera, Drejroreshë Marketingu në Top Channel nënvizoi se tregu ka nevojë për një matje profesionale të audiencës të pranuar nga të gjithë, sepse kështu rregullohet tregu i reklamave.

Qendrimi i Shoqatës së Agjencive të Komunikimit ishte se duhet të ketë më shumë transparencë e të ndërtohet një sistem që të përfaqësojë të gjitha palët. Tregu duhet të vetë rregullohet por atij natyrisht që duhet t’i vendosin standarde. Pra, media eshte dakord që shteti duhet të supervizojë por të mos përfshihet. Fryma që mbizotëroi nga të pranishmit ishte ajo e një kërkese për krijimin e një standardi të ri edhe të besueshëm.

Kryetari i AMA-s i njoftoi të pranishmit se së shpejti do të ketë një takim të dytë i cili do të paraqesë propozime konkrete. Po ashtu të gjithë të pranishmit do të mbahen të informuar nga Autoriteti në lidhje me mbledhjen e parë konsultative dhe mbledhjet e tjera që do të vijojnë.

Në takim ishin përfaqësues nga organizmat ndërkombëtarë me seli në Tiranë. Në këtë nismë rol të rëndësishëm për një procës sa më të besueshëm ka luajtur edhe KiE, i cili është njëkohësisht edhe partneri kryesor ndërkombëtar i AMA-s.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 20.02.2018

Perpara Organizohet në AMA aktiviteti “Paketimi i lajmit, alternativa dhe strategji në kohën dixhitale”
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara