E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare e Malit të Zi nënshkruajnë memorandumin e bashkëpunimit

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Malit të Zi (EKIP) nënshkruan, më datë 30 maj 2019, një memorandum bashkëpunimi për “Mirëkuptim dhe Shkëmbim të Informacionit në fushat e Komunikimeve Elektronike dhe Mediave Audiovizive”.

Në mjediset e EKIP, u pritën Zëvendëskryetari i AMA-s, Z. Sami Nezaj, Drejtori i Kabinetit në AMA, Z. Dritan Xhelili, Drejtor i Drejtorisë së Planifikimit të Frekuencave dhe TIK Znj. Elkeda Domi.

Në ndjekje të axhendës, pas fjalës përshëndetëse të Presidentit të Këshillit të EKIP, Z. Branko Kovijanic, Z. Sami Nezaj falënderoi homologët tanë për bashkëpunimin e deritanishëm dhe vuri theksin në rëndësinë e vijimit të këtij bashkëpunimi në kuadër të interesave tona të përbashkëta. Në takim u prezantua gjithashtu situata e tregut të komunikimeve elektronike në Malin e Zi dhe situata e tregut audio/audiovizivë në Shqipëri si dhe u diskutua për  rëndësinë e rregullimit efektiv të sektorit të komunikimeve elektronike dhe të medias audiovizive si dhe promovimin e mëtejshëm të aktiviteteve dhe marrëdhënieve miqësore midis palëve.

Ky Memorandum do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Malit të Zi dhe Republikës së Shqipërisë dhe do të ofrojë mbështetje në lidhje me zhvillimin e sektorit të komunikimeve elektronike dhe medias audiovizive.

Autoriteti i Mediave Audiovizive dhe Agjencia për Shërbimet e Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Malit të Zi do të vazhdojnë më tej dialogun e ndërsjelltë ndërmjet tyre në mbështetje të memorandumit të nënshkruar.

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Tiranë, më 30 Maj 2019

 

Perpara Shtyrje afati për procedurën thirrje për aplikim projektesh

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara