E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

Autoriteti i Mediave Audiovizive- Buletini 6-mujor

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA, në 6 mujorin e parë të këtij viti, ka monitoruar përmbajtjet e transmetuara nga OSHMA-të, si dhe ka shqyrtuar ankesat që kanë mbërritur në institucion, bazuar në ligjin nr. 97/2013 “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, apo aktet nënligjore që fuqi.

Kanë qenë rreth 45 ankesa të raportuara mbi përmbajtje të papërshtatshme, në formën e shkeljeve të dinjitetit dhe cënimin e privatësisë, transmetim i përmbajtjeve që cënojnë të miturit dhe mungesë e sinjalistikës, gjuhë diskriminuese, publikim lajmi të pavërtetë, cënim imazhi etj. Pas shqyrtimit të rasteve Autoriteti ka dërguar tërheqje vëmendjeje për OSHMA-të, kur ka pasur mosrespektim të kërkesave ligjore.

Po ashtu, në procesin monitorues AMA ka identifikuar dhe 13 raste të shkeljeve ligjore, si për shkelje etike, transmetim reklame të fshehtë, mbajtje qëndrimesh të njëanshmeetj., për të cilat ka dërguar shkresë me tërheqje vëmendjeje për OSHMA-të respektive.

Gjatë periudhës 6 mujore i është apeluar OSHMA-ve në lidhje me aspekte të ndryshme të përmbajtjeve të transmetuara, si respektimin e kërkesave ligjore për mbulimin e fushatës zgjedhore; evitimin e propagandës dhe dezinformimit, sidomos për zhvillimet pas ofensivës ushtarake ruse në Ukrainë; mbrojtje e viktimave të abuzimeve seksuale me të mitur, respektimin e standardit e shqipes së folur dhe të shkruar etj.

Në zbatim të ligjit, AMA ka kryer inspektime në terren me qëllim mbikqyrjen e zbatimit të detyrimeve që kanë të bëjnë me cilësinë e ofrimit të sinjalit në të gjithë allotmentet sipas shërbimit që ofrojnë OSHMA-të, respektimin e të drejtës së transmetimit, etj.

Në 101 inspektime të kryera në terren për cilësinë e ofrimit të sinjalit në të gjithë allotmentet sipas shërbimit që ofrojnë OSHMA-të, respektimin e të drejtës së transmetimit, janë vendosur në total 6 sanksione. Prej tyre, 4 janë vendosur për transmetime audiovizive pa të drejta, 1 është vendosur për moslejim inspektimi dhe 1 në rastin e ofrimit të shërbimi jashtë zonës së autozimit të dhënë nga AMA.

Në këtë periudhë janë vendosur edhe 4 tërheqje vemendje për transmetime pa të drejta në momentin e inspektimit, pasi dokumentacioni përkatës është depozituar përgjatë procedimit administrativ.

Autoriteti i Mediave Audiovizive në zbatim të memorandumit të mirëkuptimit të nënshkruar me Autoritetin për Komunikimet Elektronike dhe Postare, ka ndërmarrë 6 kontrolle të përbashkëta në subjekte të ndryshme për ISP të paautorizuara nga AMA.

Ndërkohë, vlen të theksohet se një numër i madh ankesash kanë mbërritur pranë Autoritetit në lidhje me portalet. Fokusi kryesor i këtyre ankesave ka të bëjë me cënim të dinjitetit, shkelje të privatësisë dhe publikim i shkrimeve që përmbajnë ofendime me baze nacionale dhe shantazhe. Në të gjitha rastet, Këshilli i Ankesave informoi ankuesit se, publikimi në mediat online është jashtë juridiksionit të Autoritetit të Mediave Audiovizive, referuar Ligjit nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, (neni 2), ndaj ata mund të adresohen në institucione të tjera, sipas natyrës së ankesës.

 

Autoriteti i Mediave Audiovizive

Perpara Respektimi i standardit të shqipes së folur dhe të shkruar në transmetimet audiovizive
guest
0 Comments
Oldest
Newest Most Voted
Inline Feedbacks
View all comments

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2024 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara