Gjatë 6-mujorit të parë të vitit 2026, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nëpërmjet Drejtorisë së Inspektimit dhe Mbikëqyrjes, ka vijuar ushtrimin e funksioneve të saj mbikëqyrëse për zbatimin e legjislacionit në fushën e transmetimeve audiovizive, duke realizuar 134 inspektime në subjektet që ushtrojnë veprimtari në tregun audioviziv.
Inspektimet janë zhvilluar në rrjetet kabllore, IPTV dhe OTT, si rezultat i ankesave të paraqitura pranë AMA-s, si dhe në vijim të verifikimeve të ndërmarra në terren nga strukturat e institucionit. Gjatë këtij procesi janë evidentuar raste të shkeljeve të detyrimeve ligjore, për të cilat janë marrë masat administrative përkatëse.
Si rezultat i kontrolleve të kryera, gjatë kësaj periudhe janë vendosur 9 masa administrative me gjobë, prej të cilave 5 për mosrespektim të të drejtave të transmetimit, 2 për moslejim të inspektimit dhe 2 për mosdorëzim të regjistrimeve të kërkuara.
Përmes veprimtarisë së saj inspektuese, AMA synon të garantojë zbatimin e legjislacionit në fuqi, mbrojtjen e të drejtave të transmetimit, rritjen e standardeve të shërbimeve audiovizive dhe funksionimin e një tregu mediatik të rregulluar, transparent dhe në përputhje me ligjin