E Hënë - E Enjte 08:00 - 16:30 | E Premte: 08:00 - 14:00

REAGIM I BORDIT TË AUTORITETIT TË MEDIAVE AUDIOVIZIVE

Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), duke ndjekur me shqetësim raportimet mbi ngjarjen tragjike në Tiranë, ku humbi jetën një 14-vjeçar dhe u plagosën disa të tjerë, shpreh ngushëllime të thellë familjes së viktimës, si dhe solidaritet të plotë me të plagosurit dhe familjet e tyre. AMA, duke vlerësuar si interesin më të lartë, rëndësinë e raportimit dhe […]

Konventa Kombëtare për Integrimin Evropian, tryezë diskutimesh për Lirinë e Medias, Krasniqi: Realizuam transparencën e pronësisë së mediave

Rritja e dialogut për pavarësinë dhe paanshmërinë e medias, bazuar në objektivat e përcaktuara në Udhërrëfyesin për Shtetin e së Drejtës për lirinë e shprehjes, përfshirë lirinë dhe pluralizmin e medias, ka mbledhur në Tiranë, në një tryezë diskutimi, përfaqësues të Autoritetit të Mediave Audiovizive, Lëvizjes Evropianë në Shqipëri (EMA), Qendrës për Transparencë dhe Informim […]

Lufta kundër piraterisë, denoncohet serveri pa të drejta transmetimi

Denoncohet një tjetër server pirat që nuk kishte të drejta transmetimi nga Autoriteti I Mediave Audiovizive.  Inspektorët e AMA-s të cilët vijojnë punën në terren, për të identifikuar  IPTV pirate, gjatë kontrolleve në qarqet Lezhë e Shkodër konstatuan IPTV, të cilat aksesoheshin në rrjetin e brendshëm të IP-së publike, 185.85.154.115 me anë të portalit, http://130.0.27.131:88/stalker_portal/c/ Provat […]

Plani i punës për vitin 2025, mblidhet në Bruksel, bordi i Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizive

Zbatimin e Planit të Veprimit të EPRA-s për periudhën 2024-2026, ishte në qendër të takimit të fundit për këtë vit, të Bordit të Platformës Evropiane të Rregullatorëve Audiovizive, (EPRA). Mbledhja e zhvilluar në Bruksel ku ishte e pranishme kryetarja e AMA-s Znj.Armela Krasniqi, që është dhe nënkryetare e EPRA, përbëjnë mundësi të vlefshme për anëtarët […]

Prindër e adoleshentë bëni kujdes nga “Sfida e Supermenit” në TikTok

Dhjetëra adoleshentë në Rumani kanë pësuar fraktura dhe trauma të rënda pas një tendence në TikTok të quajtur, “Sfida e Supermenit”. Sfida qëndron tek hedhja përpara me një krah të zgjatur, si personazhi për fëmijë, Superman, për t’u kapur, ose jo, nga miqtë. Nga “loja” e rrezikshme brenda një dite, kanë përfunduar në spital me […]

Lojrat online, disa këshilla për moshën parashkollore

Lojërat në internet për fëmijët e moshës parashkollore, po bëhen gjithnjë e më popullore. Prandaj është e rëndësishme të bëni kujdes dhe të mësoni disa “sekrete” kontrolli në mënyrë që fëmijët tuaj të lundrojnë dhe të luajnë të sigurt. Këto janë disa nga këshillat, që ekspertët japin për lojërat online, për fëmijët e moshës parashkollore.

Këshillat e ekspertëve: Si të dallojmë përmbajtjet e rreme nga ato të vërteta

Inteligjenca Artificiale (AI) është bërë pjesë e përditshmërisë tonë, duke transformuar ndjeshëm aspekte të ndryshme të mënyrës se si jetojmë, punojmë dhe ndërveprojmë. Nga rritja e produktivitetit, deri te përmirësimi i kujdesit shëndetësor dhe revolucionarizimi i argëtimit, ndikimi i AI është i gjerë dhe vazhdon të rritet.  Por si çdo gjë e re dhe e […]

Memorandum Pune mes Shqipërisë dhe Portugalisë në fushën audiovizive

Një urë e re bashkëpunimi është lidhur sot mes Autoritetit shqiptar të Mediave Audiovizive dhe Autoritetit Rregullator Portugez për Median, ERC. Në kuadër të mbledhjes së 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive (ERGA), që po zhvillohet në Romë, kryetarja e AMA-s, Armela Krasniqi ka nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me homologen portugeze, Helena […]

Kryetarja e AMA-s vizitë në zyrat e agjencisë së lajmeve ANSA

Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi gjatë vizitës në Romë pati një takim të vlefshëm në zyrat qendrore të ANSA-s, në Romë, me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve në Itali dhe Luigi Silvestri, Drejtor i Sipërmarrjes dhe Bizneseve të reja Mediatike. “Diskutuam mbi dezinformimin dhe çrregullimin informativ, si fenomen ndërsa gjatë bisedës […]

Asambleja e 22-të Plenare të Grupit Rregullator Europian të Mediave Audiovizive, diskutohet roli i rregullatorëve në mbikëqyrjen e medias tradicionale

Asambleja e Grupit të Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Audiovizive të Medias (ERGA) u mbodh në Romë, për të diskutuar dhe debatuar rolin e Enteve Rregullatore në rregullimin e shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha llojet e platformave. Ky takim u organizua jo rastësisht në parlamentin italian, si një simbolikë e vendit të demokracisë dhe sovranitetit […]

Na ndiqni në rrjete sociale:

Copyright 2025 | Autoriteti Mediave Audiovizive | Të drejtat e rezervuara