“Thirrja ime është të gjithë të dalin me hekura, me gurë e me ç’të munden dhe ata policë, bira k…, duhen djegur.” Gazetari nuk distancohet nga kjo thirrje për vepra penale. Media duhet dhe do të mbajë përgjegjësi. Ligji nr. 97/2013, i ndryshuar, në nenin 4, pika 2, shkronja “dh”, thotë: “Operatorët e shërbimit audioviziv, […]
Doni të dini pse administrata e AMA-s ka gjobitur disa OSHMA, pra televizione? Ndiqeni këtë rast të anonimizuar. Qëllimi është të tregojmë fenomenin dhe përgjegjësinë editoriale, pa u ndalur tek emri i gazetarit apo televizionit përkatës. Një telefonues kërkon të dijë ku i kanë fëmijët policët dhe kërcënon se do t’u djegë shtëpinë me të […]
Më 28 nëntor 2024, gjatë emisionit “La Zanzara” në Radio 24, një i ftuar tha se do t’i qëllonte myslimanët dhe se nuk i vinte turp t’i konsideronte “raca inferiore”. Si reaguan moderatorët? Njëri prej tyre e kundërshtoi disa herë të ftuarin dhe i tha se ishte e turpshme të fliste kështu për myslimanët. I […]
“Ka ardhur koha për luftë civile, të marrim gjithë armatimet e rënda kundër kësaj policie, granata gjithçka kemi, o burra.” Kjo deklaratë është transmetuar në një ekran televiziv shqiptar. Nuk është një kritikë ndaj qeverisë. Nuk është një metaforë politike. Është një thirrje e drejtpërdrejtë për luftë civile dhe përdorim armësh.Në të njëjtën periudhë, në […]
Kanë thyer disa xhama te Gjykata e Lartë. Për mua duhet tritol te Gjykata e Lartë. Gazetari nuk distancohet nga kjo gjuhë dhune. Përgjegjësia editoriale është e medias dhe mediat duhet të zbatojnë ligjin sipas të cilit janë licencuar. Ligji nr. 97/2013, i ndryshuar, neni 4, pika 2, shkronja dh, thotë: “Operatorët e shërbimit audioviziv, […]
Më 21 tetor 2020, në një debat në kanalin rus që ritransmetohej njëkohësisht edhe në Letoni, një i ftuar bëri thirrje që drejtuesja e opozitës bjelloruse të merrej me forcë dhe të varej publikisht. Si reagoi moderatori? Ai pyeti nëse një veprim i tillë përbënte vepër penale. I ftuari vazhdoi ta mbronte atë që kishte […]
Ndërsa në Shqipëri Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) ka vendosur gjoba ndaj televizioneve që kanë transmetuar deklarata me thirrje për dhunë ekstreme, në Francë autoriteti rregullator “Arcom” ka ndëshkuar televizionin C8 me 3,5 milionë euro edhe për fyerjet e moderatorit ndaj një deputeti. Në rastin shqiptar, gjobat e AMA-s lidhen me transmetimin e deklaratave të […]
Fjala është përgjegjësi e madhe e po kështu edhe mosreagimi. Nëpërmjet shembullit të mëposhtëm sjellim në vëmendje se si reagojnë rregullatorët e vendeve të zhvilluara. Më 30 mars 2019, në një studio televizive në Britaninë e Madhe, moderatori dhe të ftuarit po diskutonin për një drejtues radioje që kishte kritikuar disa aspekte të besimit të […]
Një tjetër shembull për të treguar masat që mori autoriteti francez kundër një televizioni, për moskundërshtim të gjuhës së urrejtjes nga moderatori, ka ndodhur më 28 shtator 2023 në CNews, ndërsa po flitej për urrejtjen ndaj hebrenjve. Një komentator tha se kjo urrejtje vinte nga emigracioni arabo-mysliman dhe e lidhi të njëjtin grup edhe me […]