Asambleja e Grupit të Rregullatorëve Evropianë për Shërbimet Audiovizive të Medias (ERGA) u mbodh në Romë, për të diskutuar dhe debatuar rolin e Enteve Rregullatore në rregullimin e shpërndarjes së përmbajtjeve në të gjitha llojet e platformave.
Ky takim u organizua jo rastësisht në parlamentin italian, si një simbolikë e vendit të demokracisë dhe sovranitetit të popullit.
Në ditën e parë të takimit periodik të ERGA-s u diskutuan: Roli i rregullatorëve të medias në mbikëqyrjen e medias tradicionale, shpërndarja e përmbajtjeve online dhe aktet normative të miratuara nga BE si, Akti i Shërbimit Digjital (DSA), Direktiva e Shërbimeve Mediatike Audiovizive (AVMSD) etj.
Një pikë e rëndësishme ku vendet pjesëmarrëse u ndalën në këtë takim, është
zbatimi i dispozitave që do të pasojë miratimin e Aktit Europian për Lirinë e Medias (EMFA) dhe Inteligjencën Artificiale (Al).
Kyçe ishin dhe diskutimet e përqendruara në sfidat dhe mësimet e nxjerra nga legjislacioni aktual i medias, veçanërisht Direktiva Evropiane e Shërbimeve Audiovizive, por edhe masat apo nevoja për amendime që do ndërmerren në të ardhmen.
Në takim mori pjesë dhe delegacioni i AMA-s, ndërsa kishte drejtues të Komisionit Evropian, platformave të mëdha Google, META, akademive…