Kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi gjatë vizitës në Romë pati një takim të vlefshëm në zyrat qendrore të ANSA-s, në Romë, me Drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Lajmeve në Itali dhe Luigi Silvestri, Drejtor i Sipërmarrjes dhe Bizneseve të reja Mediatike.
“Diskutuam mbi dezinformimin dhe çrregullimin informativ, si fenomen ndërsa gjatë bisedës mësova se ANSA është një nga strukturat mediatike, e angazhuar plotësisht në këtë proces, duke marrë, jo zyrtarisht, rolin e Verifikuesit të Fakteve (Fact Checker)” – tha kryetarja e AMA-s Znj. Armela Krasniqi.
Sipas saj, teknologjia dhe rrugët e reja të komunikimit kanë vënë përballë sfidash të reja, mediat dhe rregullatorët. Bashkëpunimi, vetërregullimi dhe bashkërregullimi, ndërtuar mbi aktet normative europiane, janë formulat e duhura për një treg, të ri për nga forma, por mbi të gjitha profesional.